'Mjekët e këshilluan të linte futbollin, ka probleme në zemër', në Zvicër 'zbulojnë' afrimin e ri të Egnatias

'Mjekët e këshilluan të linte futbollin, ka probleme në zemër', në Zvicër 'zbulojnë' afrimin e ri të Egnatias

Raphael Dwamena me presidentin e Egnatias

Raphael Dwamena është afrimi i ri i Egnatias në Superligë. Sulmuesi 27-vjeçar u bashkua me rrogozhinasit pak ditë më parë dhe do jetë në dispozicion të trajnerit Shpëtim Duro që nga ndeshja e radhës. Sipas '4-4-2' në Zvicër, sulmuesi ka një problem në zemër dhe është këshilluar nga mjekët në 2019 që të lërë futbollin.

Për shkak të një defribilatori të vendosur në zemrën e sulmuesit, mjekët e këshilluan që të linte sportin. Pas rikthimit në fushë gjatë 2022 me BSC Old Boys në kategorinë e pestë zviceriane dhe tetë golave të shënuar, sulmuesi kërkon një "jetë të dytë" në elitën e Shqipërisë.

Nënshkrimi i tij në ligën profesioniste të Shqipërisë bëri bujë në mediet zvicerane, kjo për shkak të problemeve me zemrën. Dwamena ka qenë pjesë e Zurich, Levante, Real Zaragoza dhe në 2019 ishte gati të nënshkruante me Brighton në Premier League por u ndal nga problemet në zemër.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës