Mjekët: Në QSUT nuk ka
të prekur me malarje

Mjekët: Në QSUT nuk ka<br />të prekur me malarje
TIRANE - Në spitalin infektiv në QSUT, nuk ka asnjë të shtruar nga sëmundja e malarjes. Sipas mjekëve të këtij spitali personat e prekur nga malarja pasi janë kuruar kanë dalë nga spitali. “Ne kemi pasur persona me malarje këtu, por tani nuk ka më.

Ata pasi janë kuruar kanë dalë” shprehet një infermiere. Ndërsa sipas mjekëve infeksionistë, pacientët e sëmurë me malarje pasi dalin nga spitali nuk përbëjnë rrezik për popullatën dhe komunitetet ku ata jetojnë.

“Pacientët pasi dalin nga spitali janë të shëruar dhe nuk janë të rrezikshëm për komunitetin dhe pjesën tjetër të popullsisë. Ata pacientë që janë paraqitur për mjekim ishin persona që kishin qenë në vende, ku malarja është e përhapur dhe ata ishin klinikisht të diagnostikuar.

Ne këtu fillojmë mjekimin e tyre menjëherë, këtyre ne u bëjmë një lloj profilaksie, që vazhdon për një kohë të gjatë, në mënyrë që të jemi të sigurt.” shprehet mjeku infeksionist Pëllumb Pipero. Po sipas tij personat e sëmurë nga malarja tashmë nuk mbahen më të izoluar.

Sipas mjekut sëmundje e malarjes është e rrezikshme në fazën akute të saj, pas marrjesë së mjekimit personi i infektuar nuk përbën rrezikshmëri.

“Personat e prekur nga sëmundja e malarjes janë burim infeksioni vetëm në fazën akute të sëmundjes” thotë Pëllumb Pipero, mjek infeksionist në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Po sipas tij pacientët e prekur nga malarja janë persona që janë prekur në vendet e Afrikës, të gjitha rastet janë të importuar, asnjë nuk është infektuar në Shqipëri.

Shenjat që shfaq sëmundja e malaries janë: temperaturë e lartë, lodhje, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, çrregullime me aparatin tretës, të vjella dhe ndjesi të fikëti.

“Në fazën e parë kjo sëmundje ka totalisht simptoma gripi, temperaturë 39 gradë në fazën e parë, diarre, ethe. Një qytetar që ka qënë në një zonë malarike duhet të marrë informacion

Nëse vijnë të infektuar dhe qendrojnë në shtëpi mund të shërbejë si burim infeksioni, në mungesë të kujdesit ata pasi të pickohen mund të kthehen në raste të prekura.

Këta persona që udhëtojnë në këto vende duhet të kontaktojnë menjëherë mjekun, të marrin mjekim edhe pse nuk janë të infektuar” thotë Pipero.

Vetëm dy ditë më parë drejtori i Instutit të Shëndetit Publik, Adrian Hoxha u shpreh se në vendin tonë ka pasur 15 raste të prekur nga malaria. Mushkonja anofele është transmetues i sëmundjes së malaries nga njeriu te njeriu.

Nga malaria rezultojnë të prekur rreth 500 milionë njerëz në botë dhe rreth 2 milionë të vdekur çdo vit. Kjo është një sëmundje tropikale dhe është shumë e rrallë në SHBA dhe në Europë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz