Mjekja e familjes sqaron për Report Tv: Ja procedura e trajtimit të një pacienti me COVID-19 në shtëpi! 3 këshillat bazike

TIRANË- Report TV ka trajtuar të gjithë procesin trajtimit nga mjeku i familjes të një pacienti i cili është konfirmuar me COVID-19, por që ndodhet i vetëizoluar në shtëpi. Mjekja e familjes Adelina Qose Selimi, në qendrën shëndetësore nr.2 në një intervistë për gazetaren Doris Sallaku ka sqaruar se në momentin që marrin informacion nga epidemiologët që pacienti i tyre ka dalë pozitiv me COVID-19, ruajnë kontakte të përditshme me anë të telefonit.

Pacientët që kujdesen mjekët e familjes ndahen në dy grupime, në ato asimptomatikë, për të cilët këshilla e vetme është izolimi për 14 ditë në shtëpi dhe ato që kanë simptoma të lehta. Për këta të fundit, Selimi sqaroi, se u këshillohet që të marrin paracetomol 500-1000 mlg 2 herë në ditë dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje. Kur gjendja e tyre përkeqësohet atëherë merret në celular Urgjenca 127.

"Në qendrën tonë shëndetësore jemi 20 mjekë familje që janë ndarë më të rritur dhe pediatrike, janë epidemiologët që na informojnë për personat që janë të prekur. Informojnë mjekun e familjes që ka në ngarkim këtë person dhe e shoqëron në gjithë vijueshmërinë. Pacienti merr këshilla të përditshme dhe nëse mund të rëndohet gjendja shëndetësore lajmërohet 127 për të marrë një trajtim të specializuar. Për rastet asimptomatike, personi këshillohet të izolohet 14 ditë dhe do të bëjë të mundur që kur ka shenja klinike që janë të lehta ne u këshillojmë të marri paracetomol 500-1000 mlg 2 herë në ditë, çajra, lëngje sa më shumë", tha mjekja.

Duke marrë shembullin e 3 personave që janë konfirmuar pozitiv në qendrën shëndetësore që ajo punon, Selimi tha se pas përgjigjes së analizave janë informuar familjarët e tyre dhe atyre që kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta me të infektuarit i nënshtrohet testit.

Një mjek i familjes u ka numrin e celularit, adresën e saktë të të gjithë pacientëve dhe kur është e nevojshme u dërgojnë në shtëpi ilaçet e nevojshme.  Kontaktet fizike janë shmangur pothuajse totalisht në qendrat shëndetësore, këshillat dhe vizitat jepen dhe kryen online dhe referuar deklaratës së mjekes, ka pasur një ndërgjegjësim të qytetarëve që nuk u drejtohen dyerve të këtyre qendrave.

"3 persona që janë me COVID-19 pozitiv. Janë informuar dhe familjarët që kanë pasur kontakt dhe kanë rezultuar pozitiv.  Mjeku i familjes, pa dalë ende rasti i parë kanë bërë trajnime nga koordinatorët të ISHP dhe vazhdojnë ta bëjnë edhe këto ditë. Nuk kemi kontakt fizik, por vetëm nëpërmjet celularit. Sikurse është dhe linja e gjelbër, ne jemi të pajisur me numra telefoni dhe adresat përkatëse, mundohemi ta bëjmë jo fizikisht. Kemi pasur një numër të madh vizitash në banesë dhe u është çuar ilaçet edhe nga farmacitë. Kemi edhe vizita online, kemi shumë pak raste siç janë krizat e panikut apo ato që duan të kontaktojnë patjetër me mjekun e familjes, por me kushte shumë të domosdoshme masa mbrojtëse. Nuk kemi pasur raste të personave që janë me simptoma dhe kanë ardhur në spital, përfundoi Selimi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veli Stafa: 07/04/2020 14:30

    Shpesh kam rastisur fjalen "bazike" dmth baze.Ne kete rast edhe si term mjekesor do te ishte me e pershtatshme te thuhej "kryesore" p.sh shenja apo simptoma kryesore apo trajtime kryesore me vend te bazike.Shqipja eshte gjuhe teper e pasur nuk ja ka nevojen per huazime as nga anglishtja,as nga italishtja sepse e ka thene bukur I Madhi D.Ndre Mjedja: Shqipja kavardiset me voj te vet !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen