Mjekja e Infektivit apel të rinjve: Ruhuni se COVID-i nuk ka preferenca (VIDEO)

Mjekja Migena Qato nga spitali Infektiv apelon të rinjtë që të kenë shumë kujdes dhe të respektojnë masat anti-COVID, pasi sëmundja nuk ka preferenca dhe prek cdo grupmoshë.  "Pandemia është e përmasave që më parë nuk ishim përballuar. Ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta, pasi numri i rasteve është shtuar në mënyrë të konsiderueshme, dhe jo vetëm kaq, nuk po përballemi me pacientët që ishim mësuar të prisnim, të grupmoshave të treta, delikate me sëmundje shoqëruese.

Por tani për fat të keq dominojnë moshat e reja, të cilat kanë qenë të paprekura nga sëmundje të tjera më parë. Apeli shkon që të jemi shumë të kujdesshëm, të ruajmë disntancimin social, masat e higjienës, pasi COVID-i nuk ka preferenca në moshë, nuk po kursen askënd. Mbroni veten dhe të afërmit" apelon mjekja.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare