Mjekja Obstetër-gjinekologe Otilja Dekovi: Besojini mjekut tuaj gjinekolog sado të vështira mund të duken shtatëzanitë

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Mjekja Obstetër-gjinekologe Otilja Dekovi e cila foli për shëndetin riprodhues dhe riprodhimin e asistuar, apo riprodhimi me ndihmë e mjekut.

”Ka një rritje të shifrave të infertiliteti në mbarë botën dhe kjo vjen nga femrat që duan një shtatëzani të vonë, apo nga faktori mashkull që ka nevojë për analiza të thelluara për të kuptuar arsyet” e nis kështu bisedën në studio mjekja, duke shtuar se ka një sensibilizim të çifteve që vinë për të bërë kontrollet e nevojshme në këtë drejtim.

”Sa më e madhe është mosha e gruas, aq më të pakta janë mundësitë për shkak të moshës së vezoreve” shtoi mjekja.

Sipas mjekes duhet të testohen të dy partnerët në kohë që të kemi një pasqyrë të qartë të situatës pasi mundësitë janë 50 me 50 për të dy palët.Sipas mjekes shumë cifte janë drejtuar tek “In vitro” ku pas analizave të shumta, nëna është ajo që sjell fëmijën në jetë, në kushte laboratorike.

Më pas mjekja foli për efektin psikologjik të shtatzanisë nga ana e ciftit, pra për t’a marrë me pozitivitet gjithë procesin e shtatëzaninë që në fund të përmbushen pritshmëritë.

Më pas mjekja tha se shtatëzania “In vitro” është si cdo lloj tjetër shtatëzania, packa teknikës.

Në fund mjekja tha se ata që i kanë besuar mjekut të tyre, në fund kanë arritur një sukses.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:36
Mjekja Endokrinologe: Kujdesuni për stilin e jetës dhe ushqimet, për të mbajtur në kontroll diabetin

 

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Mjekja endokrinologe Entela Puca e cila foli për njerëzit që bashkëjetojnë me diabetin dhe që sipas studimeve të fundit, mund të marrin një lloj insuline të vecantë një herë në javë. Sipas EMA, certifikimi do të bëhet shumë shpejt.

”Kjo lloj insuline do të jetë më praktike për pacientët, vecanërisht kur udhëtojnë pasi do i qetësojë dhe nga ana psikologjike” e nis kështu bisedën në studio mjekja, duke shtuar se rritja e obezitetit dhe mbipeshës ka cuar në rritjet e numrin të diabetikëve sot në botë.

Sipas mjekes është shumë e rëndësishme që të kapet në kohë diabeti, pasi mund të prekë dhe organe të tjera dhe të ketë komplikacione më vonë.Pacientët duhet të jenë shumë të saktë në oraret e përdorimin të insulinsave, duke mos i neglizhuar.

Më pas doktoresha kishte në studio dhe vajzën e saj Dea Puca, studente e mjekësisë, për të treguar rëndësinë e profesionit si student e mjekësisë dhe pasionit dhe përkushtimin në këtë mision.

Në fund mjekja dhe e bija thanë se është e rëndësishme që të bëhen kontrolle të herë pas hershme tek mjeku dhe të synohet një jetesë e shëndetshme me aktivitete fizike.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja