Mjekja shqiptare në Itali, Romina Selenica: Luftoni dhe mposhtini frikën, sepse bashkë do t’ia dalim (VIDEO)

Mjekja shqiptare, Romina Selenica, e cila jeton dhe punon në Itali, përmes një video-mesazhi u kërkon të gjithë shqiptarëve që të mos ndalin së luftuari, por të mposhtin frikën dhe të kenë shpresë, sepse të gjithë bashkë mund t’ia dalim, të mposhtim virusin dhe të ndihmojmë ata njerëz, që në këto momente kanë nevojë për ndihmën e mjekëve.  

“E di që ju në Shqipëri keni më shumë se dy javë që luftoni, ndërsa ne në Itali më shumë se një muaj. Por, luftëtarët e vërtetë nuk jemi vetëm ne bluzat e bardha. Luftëtarët e vërtetë sot keni treguar se jeni ju me ndërgjegjësimin tuaj. Ju luftëtarët e heshtur që rrini në shtëpi, edhe na jepni ne mundësinë që të kurojmë ata që janë të prekur nga virusi, duke mos rritur numrin e të prekurve. Faleminderit nga zemra për të gjithë ju. Por, unë kam një mesazh për ju, sot nuk duhet që të lini vetëm virusin jashtë derës suaj, por edhe frikën. Dua që secili nga ju të ketë forcë edhe shpresë, sepse jam e bindur që do t’ia dalim. Kështu bashkë do të luftojmë këtë armik dhe do të mundohemi, që sa më pak jetë të sakrifikohen. Ju lutem, kini shpresë edhe mposhtni frikën. Së bashku do t’ia dalim. Le t’u japim kohë bluzave të bardha që sot të kurojnë ata pacientë që kanë nevojë, për kura specifike, për kohë edhe për të lënë atë strukturë spitalore. Le të mos të sëmuren të tjerë. Ju lutem, qëndroni në shtëpi, me optimizëm, shpresë edhe forcë, do t’ia dalim!”, përfundon mjekja shqiptare në Itali, Romina Selenica.


Lajmi kryesor:

Artistët mesazhe optimiste me art nga shtëpia: Do t’ia dalim, qëndroni në shtëpi për prindërit dhe gjyshërit tuaj (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori