Mjekja Vjoleta Dajci: Në shtëpi jeni të sigurt, mos e teproni me kujdesin! Më mirë dezinfektant sesa doreza

Higjiena është kthyer në një nga faktorët më të rëndësishëm të luftës ndaj koronavirus. Këshillohet vazhdimisht larja e shpështë e duarve, eleminimi I prekjes së fytyrës, syve dhe veshëve, si rrugët që koronavirus ‘përdor’ për tu futur në organizëm.

Mjekja dermatologe Vjoleta Dajci thotë në një lidhje skype për emisionin "Rreze Dielli" se kujdes duhet të tregojmë veçanërisht në supermarket, aty ku mundësia për të patur kontakte me të tjerët është edhe më e madhe, ndërkohë që në shtëpi duhet të mundohemi të mos 'fiksohemi' pas kujdesit të tepruar, pasi mundësia e kontakteve me të tjerët është më e vogël. 

“Kujdesi në shtëpi duhet të jetë kujdes normal nuk është nevoja ta teprojmë. Kujdesi duhet të jetë kur dalim nga shtëpia, aty ku mund të jemi në kontakt me të tjerët. Në shtepinë tënde je i sigurt, nuk ke kontakte. Pjesa e kujdesit më të shtuar kur dalim jashtë, kur kthehemi në shtëpi duhet të lajmë pjesët e zbuluara. Kujdes sidomos në supermarkete, atje ku blejmë bukë etj, duhet të ruajmë patjetër distancën. Shumë mirë do ishte që të kishit gjithmonë dezinfektues me vete, më mirë sesa doreza." thotë mjekja. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:09
Mjekja: Fruta e perime në fytyrë? Dakord! Por harrojini maskat në kushte shtëpie

Në një kohë kur kujdesi për higjienën është shtuar dhe larja e shpeshtë e duarve, dezinfektimi I tyre me alkool etj, janë kthyer në një mënyrë jetese, duhet të tregojmë kujdes që nga ana tjetër, lëkura jonë të mos dëmtohet nga përdorimi I solucioneve të ndryshme që sigurojnë pastërtinë e saj.

Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” mjekja dermatologe Vjoleta Dajci shprehet se dëmtimi I lëkurës nga larja e shpeshtë e fytyrës nuk mund të trajtohet me maska në kushte shtëpie. Edhe pse për të është e pranueshme vendosja e frutave dhe perimeve në fytyrë është e pranueshme, por maskat në shtëpi jo gjithmonë japin rezultatet që kërkojmë.

“Nuk do të isha dakord me maskat në shtëpi, por nëse njerëzit duan të vënë perime e fruta në fytyrë, le ti vendosin, janë të shëndetshme. Por nuk di të them një lloj maske në kushte shtëpie, pasi maskat kur prodhohen, prodhohen që lëkura jonë t’I përthithë. Megjithatë këtë periudhë që njerëzit kanë kohë të kujdesen për veten, mund të përdorin kremra dhe maska të blera.” shprehet mjekja.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën