Policia e Përmetit ka kapur sot ish drejtorin e spitalit në Përmet i cili ishte dënuar me 1 vit burg për mjekim të pakujdesshëm ndaj një pacienteje 7 vjeçare.

Siç bën të ditur policia, është kapur Faik Pashollari 66 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet e cila e ka dënuar me 1 vit burg pasi në vitin 2012 në Spitalin e Përmetit ai ka qënë me detyrën Mjek  dhe pacientja është paraqitur e sëmurë 7 vjeçarja  E.B që në atë kohë ishte në klasën e parë dhe si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm nga ana e mjekut, gjatë dhënies së ndihmës së parë ajo ka ndërruar jetë.

Familja Beollari nga Përmeti që humbi Erën, vajzën e tyre 7 vjeçare për shkak të një mjekimi të gabuar deklaroi në atë kohë se lënja e lirë e mjekut, për shkak të probelmeve të tij mendore, nga  gjykata e Shkallës së Parë i kishte vrarë për herë të dytë pas humbjes së vajzës së tyre vetëm 7 vjeçe.

Gjykata e la të lirë mjekun bazuar në një ekspertizë mjeko-ligjore të hartuar nga një klinikë private dhe me pretendimin se mjeku vuante nga shëndeti mendor. 

Por dërgimi i çështjes në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, bëri që mjeku të dënohej me 1 vit burg për mjekim të pakujdesshëm, por ai ishte larguar dhe kapjen e tij policia e ka bërë vetëm gjatë ditës së sotme.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)