Mjeku Alimehmeti publikon të dhënat dhe tregon se çfarë ndodh nëse vaksinohet një person që ka kaluar Covid

Mjeku Alimehmeti publikon të dhënat dhe tregon se çfarë ndodh nëse vaksinohet një person që ka kaluar Covid

Mjeku Ilir Alimehmeti në një postim në mediat sociale ka publikuar rezultatet e një studimi mbi antitrupat që janë zhvilluar nga Kërkuesit e Fakultetit të Mjekësisë në Mount Sinai, New York (SHBA), të cilat tregojnë çfarë ndodh nëse vaksinohet dikush që e ka kaluar infeksionin natyror nga COVID-19.

Nga kjo ka dalë se ata që e kanë kaluar sëmundjen, me një dozë të vetme vaksine arrijnë një nivel antitrupash 10-fish më të lartë se sa personat që nuk e kanë kaluar sëmundjen dhe që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës. Kurse, marrja e dozës së dytë e ngre nivelin e antitrupave në 16-fish në krahasim me ata që nuk e kanë kaluar.

Shkrimi i plotë:

E vërteta nuk kthehet në më pak të vërtetë vetëm sepse askush nuk e ndjek atë.” Cit.: Dr. Abhijit Naskar! Miqtë e mi, prej disa ditësh shumë prej jush më kanë pyetur çfarë ndodh nëse vaksinohet dikush që e ka kaluar infeksionin natyror nga COVID-19!

Duke marrë shkas prej këtyre pyetjeve, le të shohim së bashku të vetmin studim të kryer në këtë drejtim: Kërkuesit e Fakultetit të Mjekësisë në Mount Sinai, Neë York (SHBA) përmes një studimi të botuar preprint më 1 Shkurt 2021, studiuan pikërisht diferencat e përgjigjes së vaksinës ndërmjet atyre që e kanë kaluar dhe atyre që nuk e kanë kaluar sëmundjen.

- Në detaj ata vaksinuan me vaksinën e Pfizer-BionTech ose të Modernës:  68 persona seronegativë (nuk e kanë kaluar sëmundjen), dhe 41 persona seropozitivë (e kanë kaluar sëmundjen.

Siç e dimë, kjo vaksinë kërkon të përdoret një skemë me dy injeksione me distancë 3-javore dhe pritet që maksimumi i përgjigjes të ndodhë rreth 1 javë pas marrjes së dozës së dytë.

Autorët matën përgjigjen e antitrupave te këta individë, si edhe studiuan efektet anësore ndër ta.

- Figura A: Rezultatet e përgjigjes së titrit të antitrupave (shprehur në AUC “area under the curve”):

1- Te personat që nuk e kishin kaluar sëmundjen: përpara vaksinimit: AUC = 1 9-12 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 439; 13-16 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 1.037; 17-20 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 1.037; 21-24 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 1.075

Pas dozës së dytë: AUC = 1.399

2- Te personat që e kishin kaluar sëmundjen: përpara vaksinimit: AUC = 91; 5-8 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 14.20; 9-12 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 20.783; 13-16 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 25.927; 17-20 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 12.661; 21-24 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 16.263

Pas dozës së dytë: AUC = 22.509; - Pra e thënë shkurt:

1- Ata që e kanë kaluar sëmundjen, me një dozë të vetme vaksine arrijnë një nivel antitrupash 10-fish më të lartë se sa personat që nuk e kanë kaluar sëmundjen dhe që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

2- Marrja e dozës së dytë e ngre nivelin e antitrupave në 16-fish në krahasim me ata që nuk e kanë kaluar. - Figura B: Efektet anësore të vaksinave: Të gjitha efektet anësore ishin të lehta. Efektet anësore ishin më të shumta dhe më të forta te personat që e kishin kaluar sëmundjen.

- Efektet anësore përfshinin: dhembje, enjtje dhe skuqje në vendin e injeksionit, lodhje, dhembje koke,  ndjenjë ethesh, dhembje muskujsh, temperaturë, dhe dhembje të artikulacioneve.

- Autorët dalin në përfundimin se: 1- Ndryshimi i politikës së vaksinës që t’u jepet vetëm një dozë vaksine personave që e kanë kaluar sëmundjen: nuk do të ndikonte negativisht në titrat e antitrupave, do t’u kursente atyre vuajtje të panevojshme, dhe do të vinte në dispozicion shumë doza vaksinash që nevojiten me urgjencë për të tjerë.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki