TIRANË- U duk sikur po largohej nga takimi, por e vërteta nuk qëndronte aspak kështu.

Natyra modeste e profesor Dhimitër Krajës, e ka bërë atë që të rrinte në rresh të dytë në takimin që ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu realizoi me drejtorin e OBSH-së për Europën, Dr.Hans Kluge.

Sapo vjen në takim, Kraja qëndroi në cep, por një gjë e tillë nuk është lejuar nga kolegët të cilët e kanë marrë për ta nxjerrë në krye të takimit, siç ai e meriton.