Një grua është paraqitur në spitalin e Milanos duke i kërkuar mjekut ndonjë kontraceptiv që të pengonte mbetjen shtatzënë. Ndërkohë që mjeku i ka dhënë në recetë një preparat që duhet të ishte një antikonceptiv, por në të vërtetë ishte një hormon që ndihmonte në mbetjen shtatzënë.
Kjo i ka ndodhur një çifti që bashkëjetonte ndërsa kishin fëmijë nga martesa të mëparshme. Gruaja duke mos qenë e interesuar për të pasur fëmijë, për arsye ekonomike, i drejtohet mjekut për t’i këshilluar ndonjë kontraceptiv.
Por gabimisht mjeku, në vend që në recetë t’i japë ilaçin e duhur, i jep pikërisht atë që në këtë rast do të luante një rol tërësisht ndryshe nga ai që i kërkohej. Një hormon që ndihmonte në mbetjen shtatzënë.
Gruaja mbeti shtatzënë dhe për arsye ideologjike dhe besimi nuk dëshiron ta abortojë fëmijën, por me një akuzë në dorë i drejtohet gjykatës ku kërkon që mjeku të paguajë për gabimin e tij 138 mijë euro dëm material, dhe 60 mijë të tjera për dëm moral.
Në fund gjykata vendosi që mjeku të detyrohet të paguajë 116 mijë euro, një shumë kjo e nevojshme për fëmijën deri sa ai të bëj 23 vjeç, si dhe qiranë shtesë për një shtëpi më të madhe se aktualja, pasi tani familja ka edhe një pjesëtar më shumë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com