Në prag të ditës botërore të dhurimit të gjakut në 14 Qershor, Programi RIPRESA, i mbështetur nga bashkëpunimi italian dhe shqiptar, ka rreth 3 vite që po zhvillon aktivitete konkrete në Shqipëri për rritjen e dhurimit vullnetar të gjakut dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi rëndësinë e këtij akti që shpëton jetë.

Nga njëra anë, ai promovon dhurimin vullnetar të gjakut, një akt solidariteti që shpëton jetë. Nga ana tjetër, sjell një qasje moderne të mjekësisë parandaluese, ku depistimi i hershëm, analizat dhe këshillimi i personalizuar mund të ndihmojnë qytetarët të zbulojnë problemet shëndetësore përpara se ato të shfaqen si sëmundje.

Tre specialistët në studion e Rreze Dielli, treguan se çfarë do të ndryshojë konkretisht për qytetarët shqiptarë nga ky projekt. Dr. Natale Capodicasa, president i Organizatës Shqiptare të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut dhe një nga figurat më aktive në promovimin e dhurimit vullnetar të gjakut në vend.

Prej gati tre dekadash ai ka zgjedhur Shqipërinë si shtëpinë e tij. Mjeku italian Dr. Natale Capodicasa ka kthyer dhurimin vullnetar të gjakut në një mision jetësor, duke ndihmuar mijëra pacientë dhe duke promovuar një kulturë solidariteti që shpëton jetë çdo ditë.