Mjeku italian: Ilaçi kundër artritit bën efekt tek të sëmurët me koronavirus

Mjeku italian: Ilaçi kundër artritit bën efekt tek të sëmurët me koronavirus

Lufta me koronavirusin vijon në disa fronte. E ndërsa një pjesë e mjekëve vijojnë trajtimin e të sëmurëve, tjetra po kërkon ilaçin kundër koronavirusit. Një mjek nga spitali i Napolit, Paolo Ascierto shprehet se trajtimi i pacientëve me “Tocilizumab”, i cili përdoret për kurimin e artritit ka dhënë rezultate të shkëlqyera.

Ilaçi ka qenë efektiv kundër pneumonisë Covid-19 . Dy pacientë u trajtuan, në 24 orë terapia tregoi rezultate të shkëlqyera dhe njëri prej të dyve do të heqë tubin e oksigjenit. Dy pacientët e parë u trajtuan në Itali dhe brenda 24 orësh terapia tregoi rezultate të shkëlqyera.

Ne kemi krijuar një urë të vërtetë studimi me kolegët kinezë, të cilët kishin vërejtur tashmë një përmirësim të pacientëve të trajtuar në këtë mënyrë. Një protokoll kombëtar është i nevojshëm menjëherë për të zgjeruar përdorimin e tocilizumab në pacientët e infektuar me koronavirus dhe në kushte shumë kritike.

Rezultatet pozitive të tocilizumab duhet të jenë të vlefshme, për këtë arsye është i nevojshëm një studim”, tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!