Vullnetarë nga vende të ndryshme të botës mbërritën menjëherë në Shqipëri për të mbështetur banorët e prekur nga tërmeti i fortë që goditi vendin tone mëngjesin e 26 nëntorit që la pas 51 të vdekur e mbi 900 të plagosur.
Mimi Marco, përgjegjës shëndeti në një shoqëri vullnetarësh në Skandicci, provincë e Firences në Itali prej një jave ndodhet në Shqipëri.
“Jemi prej një jave këtu në Shqipëri me këtë mision, për të mbështetur të prekurit nga tërmeti. Kemi asistuar në zonat që janë larg Durrësit, në zonat rurale dhe sot jemi këtu në Vorë, në këtë kamp. Kemi takuar persona me probleme shëndetësore dhe të vendosurit në tenda. Në veçanti kemi vizituar banorët e prekur nga tërmeti në zonat e thella, në zonën e Laçit dhe Milotit. Kemi vizituar mbi 200 persona në ditë dhe kemi asistuar transportimin në spitale të personave me problem. Kemi bashkëpunuar dhe me mjekët në dhomat mjekësore të ngritura në hotelet, ku janë strehuar banorët e prekur nga tërmeti”, shprehet Marco.
Për Marcon është hera e parë që viziton Shqipërinë, ndërsa nuk e fsheh krenarinë që ndodhet në Shqipëri për të ndihmuar sadopak të prekurit nga tërmeti.
“Për mua është hera e parë që jam në Shqipëri dhe është një krenari që si italian jam këtu për të ndihmuar. Ajo që më ka prekur më shumë është fakti se mbrëmë ka pasur një tërmet në Itali. Ne ishim këtu duke vëzhguar dhe mbështetur personat në tenda, që pavarësisht temperaturave të ulëta dhe faktit që kanë humbur banesat e tyre, kanë forcën për të vijuar përpara. Kjo është më e bukura”, -shprehet Marco.
/ATSH/
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.1%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8193
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
3 vite nga tërmeti tragjik, rindërtimi ende në proces! Në Fushë-Krujë, Thumanë e Bubq familjet në shtëpitë e reja, në Krujë mbi 1100 ende me bonus qiraje
26 Nëntor 2022, 16:33
-
3 vjet nga tërmeti tragjik, Berisha: Qeveria përgjegjëse, 51 persona humbën jetën në shtëpiat e shpallura të pabanueshme! Askush pas hekurave
26 Nëntor 2022, 12:12
-
Sot 3 vite nga tërmeti tragjik, ç'ndodhi mëngjesin e 26 nëntorit që i mori jetën 51 shqiptarëve! Ambasadorja e BE: Vazhdojmë me programet e rindërtimit
26 Nëntor 2022, 08:13
-
Tërmeti i 26 nëntorit, Gjykata e Durrësit shpall të pafajshëm 4 persona! Mes tyre pronari i lokalit që dëmtoi strukturën e pallatit ku vdiqën 2 persona
7 Nëntor 2022, 09:36
-
Mbi 4700 nxënës në Durrës mësim me dy turne! 3 vite pa tërmetit, 12 shkolla ende në rindërtim, Thërmija: Tenderimi ka pasur vonesa
2 Shtator 2022, 18:43
-
Rama në Manzë, hapen dyert e 230 apartamenteve të reja për banorët që humbën shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit! Kryeministri: Njëlloj i qëndrojmë pranë shqiptarëve edhe në krizën e çmimeve
28 Mars 2022, 12:01
-
U dëmtua banesa nga tërmeti, për të tretin vit radhazi mungon festa e Vitit të Ri për familjen Veseli në Fushë-Milot: Edhe këtë vit e kaluam në çadër, vajza është sëmurë se fle në të ftohtë
2 Janar 2022, 14:24
-
SPECIALE/ COVID-19 dhe ekonomia, në ditarin e gazetareve Doris Sallaku dhe Eliza Gjediku
1 Janar 2022, 18:38
-
Rishikimi/ Rritet me 70 milionë dollarë buxheti për rindërtimin, shkon edhe për shkolla dhe infrastrukturën publike
7 Dhjetor 2021, 14:44
-
Banka Botërore 29.5 mln dollarë për shëndetësinë në Shqipëri, financohen spitalet e dëmtuara nga tërmeti
2 Dhjetor 2021, 12:31
-
Speciale/ Dy vjet pas tërmetit! Humbi familjen në rrënojat e Thumanës, i mbijetuari planifikon të krijojë familje të re
27 Nëntor 2021, 18:34
-
2 vite nga tërmeti, 1400 familje futen në shtëpitë e reja! U premtua të mbyllej në 2020, rindërtimi përfundon në 2022
26 Nëntor 2021, 22:36