Mjeku Kociaj: Kam tre orë në ambulancë me pacientë jashtë COVID 2

Mjeku Kociaj: Kam tre orë në ambulancë me pacientë jashtë COVID 2

Spitali Shefqet Ndroqi

Mjeku Dritan Kociaj përmes një statusi në rrjetet sociale ka shkruar se pacientët trajtohen në autoambulanca jashtë spitalit “Shefqet Ndroqi” prej disa orësh pasi nuk ka vende as në urgjencë dhe as në pavjone.

 Mjeku i ka bërë thirrje Komitetit Teknik të ekspertëve për hapjen e spitalit COVID 4  dhe angazhimin e spitaleve rajonale.

"Thirrje publike. Drejtuar komitetit te eksperteve, ministres se shendetesise, kryeministrit te vendit. Ju lutem zgjohuni nga gjumi. Eshte ora 03 e mengjesit sot dt 22 nentor eshte ftohte dhe kam 3 ore e gjysem me pacient ne autoambulance ne deren e spitalit Shefqet Ndroqi. Porsi une jane dhe 6 autoambulanca te tjera me paciente. Vende ne urgjencen pritese po keshtu dhe ne pavione nuk ka. Vazhdojme t'i nderrojme bombolat e 02 autoambulancave por kjo nuk eshte zgjidhje.

Nderkohe me bindje jua them se ne linjen e 127 kush e di sa jane ne pritje. Ju lutem zgjohuni nga gjumi hapni syte dhe shikoni te verteten ne sy. Ju lutem zgjohuni dhe hapni Covid 4 qofte edhe me infermiere per oksigjenimin e pacienteve me saturime te uleta. Ju lutem zgjohuni dhe angazhoni shtreterit ne spitalet rajonale sadopak qofshin ato. Ju lutem zgjohuni se neser do jete vone. Po kolapsohet sistemi. Cdo jete vlen. Dhe cdo jete e humbur do jete ne ndergjegjet tuaja jo te ne mjekeve apo infermiereve qe punojme e do vazhdojme te punojme", shkruan ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjeter: 22/11/2020 20:55

    Po nuk fillun te ndjekin penalisht per perhapje te pandemise,njerzit ne Shqioeri nuk kuptojne ndryshe.Tek liqeni dyndje,asnje mase per mos perhapjen e virusit,gati te gjithe pa maska,ç'fare pretendojne qe te behet ne Shqiperi? Jam plotesisht i bindur qe dikush nga ajo turme tek liqeni do perfundoje keq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja