Mjeku lë Greqinë pas 25 vitesh për të punuar në Shqipëri! Kirurgu për Report Tv: U ktheva me dëshirë në shtëpi

Jo të gjithë mjekët ikin drejt Gjermanisë. Kardiokirurgu Rezar Deveja vendosi  të kthehet nga Greqia për të punuar në Shqipëri pas 25 vitesh. Vetëm pak ditë më parë ai kreu operacionin e parë në qendrën e dytë të kardiokirurgjisë në vend në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

"Unë kur kam mbaruar shkollën në ‘85, pra tregon që kemi goxha vite eksperiencë, jam emëruar në ish-sanatorium,  në spitalin sot “Shefqet Ndroqi” pra kam punuar 10 vjet në këtë spital, pra kthimi im mbas shumë vitesh  ka një domethënie. Pacienti që u operua i pari ishte 70 vjeç dhe u operua nga Bypassi, pacienti i dytë ishte 57 vjeç edhe ai bëri Bypass. U morën masat kuptohet në bazë edhe të eksperiencës dhe të bashkëpunimit edhe me shërbimin e kardiokirurgjisë së QSUT  dhe gjithçka shkoi mirë", tha kirurgu

Mjeku tregon arsyen se përse vendosi që pas kaq vitesh të kthehet për të punuar në vendin e tij.

"Arsyeja që u kthyem mbas kaq vitesh është fare e thjeshtë, është që dhe niveli i mjekësisë shqiptare është ngritur shumë, janë krijuar struktura të cilat të krijojnë mundësi për të punuar dhe për të bërë operacione nga më të ndryshmet dhe nga më të komplikuarat. Në ‘Shefqet Ndroqi” jam rreth një vit që merren me organizimin e punës por që ne kirurgët nuk i quajmë ato vitet kur nuk operojmë pra kam një javë që jam tamam në aktivitet", tha kirurgu.

Të kthehesh në shtëpinë tënde nuk është asnjëherë e vështirë thotë mjeku kardiokirurg.

"Nuk ishte dhe aq e vështirë, unë kam qenë jashtë kam qenë në Greqi pra kisha fatin që të jem afër Shqipërisë. 5-6 vitet e fundit kam punuar paralelisht në të dyja shtete dhe në Greqi dhe këtu. Nuk është vështirë për tu kthyer në shtëpinë tënde, asnjëherë nuk është vështirë", tha ai.

Me kolegët që ka në Greqi, mjeku thotë se është e mundur dhe bashkëpunimi në operacione të përbashkëta dhe organizimi i konferencave me tematika studimore.

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 26/11/2021 18:42

    Doktorr suksese te lumshin duart ne cdo operacion qe ben...me ke zgjat jeten e babes me operacionin tend....per mjek si ty ka nevoje shqiperia o doktorr te ruajt zoti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi