Mjeku Rubin Topi: Vetëkarantinimi, e vetmja mënyrë që të ndërpritet zinxhiri i infektimit (VIDEO)

Numri i të prekurve dhe vdekjeve me koronavirus po rritet dita ditës edhe në Shqipëri. Kur Covid-19 ka marrë 8 jetë njerëzish, në 6 qytete të vendit dhe kur në kategoritë e prekura janë përfshirë edhe fëmijët, është koha që të gjithë të reflektojnë se mund të jenë 'preja' e një armiku të padukshëm siç është Covid-19.

Në një apel drejtuar qytetarëve nëpërmjet një video mesazhi, edhe mjeku okulist Rubin Topi thotë se është në krye të detyrës, ashtu si të gjithë mjekët kanë bërë këto ditë.

Sipas tij, koronavirus është një virus i panjohur dhe lufta ndaj tij bëhet edhe më e vështirë duke patur parasysh se ende nuk është gjetur një vaksinë, por shton se njerëzimi ka përballuar shumë sfida, e optimist thotë se edhe këtë herë do ia dalim.

Vetëkarantinimin, e sheh si e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e infektimit.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen