TIRANE-Mjeku Tritan Kalo, anëtar i komitetit teknik të epidemisë së shkaktuar nga koronavirusi u kërkon qytetarëve që të respektojnë distancimin social e këshillat e tjera dhe të mos dëgjojnë gjithologët. "Kemi ende punë para nesh…14.04.2020….Ndrim turnesh në Shërbimin Infektiv të QSUT-së….Ne jemi aty për ju në çdo çast….respektimi i distancimit fizik, vetëizolimi/ vetëkuarantinimi, higjena e lartë individuale dhe e mjedisit ku jetoni, ajrosja e shpeshtë e tij, ushqimi sa më i larmishëm sipas edhe mundësive të gjithësecilit, hidratimi i kujdeshëm, janë për momentin “armët” kryesore në këputjen e zinxhirit të transmetimit të infektimit, si dhe në shfaqjen e rasteve të reja me COVID-19 në mungesë të një mjekimi specifik dhe të një vaksine, për parandalimin e kësaj sëmundje me përhapje të lartë e tinzare në format e shfaqjes klinike, si dhe të ndërlikimeve jo të pakta që e shoqërojnë në ecurinë e saj.…
Një thirrje shoqërore, etike dhe profesionale për gjithologët tanë….Në mungesë të një protagonizmi në këto kohë covidiane në ato fusha që ju mbuloni, si dhe njihni më mirë për shkak të profilit të edukimit tuaj, jeni sulur të gjithë të bëni ekspertin në Infektologji, Epidemiologji, Mikrobiologji, Imunologji, Imazheri, Anestezi-Reanimacion, Mjeksinë e Familjes, Shëndetësinë Publike, etj.….Kur një pjesë e juaj kanë edhe formim mjeksor ky interes është i kuptueshëm, megjithse jo shpesh i justifikueshëm, por kur këtu përzihen në shumicë ata/ato që kanë njohuri vetëm periferike në këto fusha nga leximet poshtë e lartë në internet, këtu “pilafi informues” nuk u mban shumë ujë….
Njerëzia në këto kohë stresi emocional, punësor, ekonomik dhe financiar kanë vetëm nevojë për një informacion shkencor të thjeshtë e të mirëkuptueshëm nga të gjithë, dhe jo për hollësira protokollesh mjekuese në testime të preparateve të shumta kudo në botë, në efektet dobiprurëse ose jo të qëndrimeve të shumta e të ndryshme përsa i përket testimeve virologjike apo imunologjike, të të dhënave të hollësishme nga studimet e ndryshme nëpër botë, etj., si dhe e kanë të nevojëshme marjen e informacioneve reale nga burime zyrtare dhe jo të bazuara në fantazira shpesh të kobshme….
Publiku e ka po ashtu të nevojshme edhe ushqyerjen e një optimizmi, bazuar në evolucionin e kësaj “flame në Shqipëri” nëse ka vend për optimizmëm, por jo në zbrazjen nëpër ekrane, mediat on-line apo të mediave sociale të mërive apo frustruacioneve tuaja personale, të inateve politike, të situatave depresive që një pjesë e juaja përjetojnë, apo edhe më keq thjesht e vetëm për protagonizëm….Bashkëkombasit e mi, evitoni ekranet, mediat e shkruara, mediat sociale kur individë të tillë shfaqen në to….është diçka shumë e dobishme për sistemin tuaj imunitar si dhe për ekuilibrin tuaj mendor….boll stres e vuajtje jeni duke përjetuar këto kohë Covidiane…Ju duam shumë dhe për ju do të jemi aty kurdoherë të gatshëm tju shërbejmë e të luftojmë për jetët tuaja!!!.....ne së bashku me siguri do ja dalim mbanë!!!" shkruan ai.
Por kur behet expert per gjithcka Tos Lubonja cfare pret me?
Ore po Tosi ka patente per ekspert, ka edhe master burgu per kete pune. Po te tjeret qe mesues vizarimi hesapi dhe u duket vetja Ismail Qemal se kane mjeker.... dhe per me teper Ismaili qe dhe nje cik spiun i astriakut. Nuk thim gje per sot pooooor....
Te lumte doktor! Gjithologeve u rente mbi koke se e bene kete popull cop-cope!
Ke qejf ta degjosh njeriun e shkolluar. Na mbyten gjithologet kudo, tani po na behen dhe epidemiologe politileshet shqiptare. Injorojini dhe degjoni vetem zerin e specialisteve te fushes, qe jane pasuri e vertete e ketij vendi.