Mjeku Tritan Kalo në Repolitix: 4 arsye pse jam shumë i qetë, viktimat në Shqipëri nuk do ta kalojnë 0.7% e të prekurve (VIDEO)

TIRANE-Mjeku Tritan Kalo, anëtar i komitetit teknik të epidemisë së shkaktuar nga koronavirusi u shpreh në Repolitix se numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri nuk do të jetë më shumë se 0.75-0.9% e të prekurve. "Numri i fataliteteve nuk do ta kalojë 0.75-0.9% e të prekurve. Mortaliteti në të gjithë botën nuk do ta kalojë 1.5%" tha ai. Por si është situata aktualisht në gjykimin e mjekut të njohur, që është cdo ditë në monitorimin e pacientëve te spitali COVID-1, Infektivi? Kalo tha se ka katër arsye që të shumë i qetë.

"Jam më i qetë në disa plane, së pari sistemi tregoi se i mbajnë këmbët, së dyti po plotësohet me ardhjen graduale të rasteve, së treti njerëzit pak nga pak po ndërgjegjësohen, së katërti po mundohen të konceptojnë se mund të përballohen edhe nga izolimi pandemi të tilla. Duke u mësuar me këtë do të jetë shumë më e lehtë hapja graduale dhe kthimi te aktivitetet prodhuese. Por koha na tregoi se duke menaxhuar situatën kemi një binom që po funksion. Ne dhe populli që po na mirëkupton dhe e falenderoj ta përballojmë" tha ai.

Mjeku komentoi edhe oshilacionet në kurbën e të infektuarve. "Pas javës së 5-6, pasi arrin një lloj kulmi, vihet re një lloj horizontaliteti, por jo rrafshimi i kurbës, ecën me ulje dhe ngritje. Edhe tek ne kjo po ndodh, dhe do të vijojë në këtë formë, pasi zbulon pak nga pak edhe mikrovatra, që nuk kanë pasur zhvillime deri këto ditë, apo persona që kanë pasur kontakt dhe pasi kaluan periudhën e inkubacionit shfaqin simptomat".

Por kur mund të lehtësohen masat? "Është e vështirë të thuhet. Lehtësimin e masave e shoh për dy arsye, së pari për të mos paralizuar ekonomisë dhe së dyti për të lehtësuar psikologjikisht njerëzit. Në Danimarkë ka filluar shkolla. Edhe Zelanda e Re që e shtrëngoi shumë, tani ka filluar liberalizimin gradual duke porositur respektimin e dy masave, distancimin fizik dhe higjienën personale".

Një kritikë Kalo e kishte edhe për Organizatën Botërore të Shëndetësisë. "Edhe në OBSH ka burokratë që jo të gjithë janë të update-uar. Edhe aty ka probleme të ndryshme, përplasje, etj. Edhe OBSH u keq orientua, në një epidemi që ishte e re dhe nuk priteshin këto përmasa. Mund të ishte mos informacioni i duhur" tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Çingapoku: 17/04/2020 00:56

    Ky virus ndryshe mund të quhet virusi i antiglobalizmit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj