Mjeku Tritan Kalo: Qytetarët pa maska të mos lejohen në urbanë, problem të rinjtë

Mjeku Tritan Kalo: Qytetarët pa maska të mos lejohen në urbanë, problem të rinjtë

TIRANE-Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo kërkon nga institucionet shtetërore që të mos lejojnë asnjë qytetar që të udhëtojë në urban nëse nuk mban maskë dhe nuk zbaton masën e distancimit social. Mjeku është mjaft kritik sidomos me të rinjtë. Kalo kërkon që të veprohet sa më shpejt përballë individëve të papërgjegjshëm.

"Kohë kovidiane….18.08.2020….Kontrollet e Policisë Bashkiake në Tiranë nëpër autobuzët urbanë, sa për të dërguar foto te superiorët se gjoja aty zbatohet mbajtja e maskave nga të gjithë udhëtarët, nuku i vlejnë askujt nëse ato fshehin realitetin…..Rënia në kënaqësi dhe mos marja e masave nuku i shërbejnë përballjes së suksesëshme me sfidën ndaj Sars-Cov2/Covid-19….

Unë jam përdorues i rregullt i këtyre linjave, dhe ajo që shoh tregon se jo pak individë, por sidomos të grup-moshës 18-35 vjeç hynë në këto autobuza pa maska….Njëkohësisht jo pak prej tyre vrëngosen kur u kërkon të rinë pak të distancuar nga të tjerët, pa përmëndur edhe paedukatësinë e tyre në motivimin e kësaj sjedhje të rrezikshme për ata/ato vetë ose për të tjerët rreth tyre….Agjensitë e lajmeve shprehen prej shumë ditësh e në shumë gjuhë të Botës se: “Një nga arësyet e shtimit të rasteve të infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19, është mos zbatimi i rregullave bazë të distancimit fizik, mbajtjes së maskave në mjedise të mbyllura apo aty ku nuk është e mundur respektimi i kësaj distance nga moshat reja.”….

Në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT ose në Spitalin Covid-19 janë shtuar rastet e shtrimeve të të rinjve si edhe humbjet e jetës prej tyre…..Infeksioni nga Sars-Cov2/Covid nuku po njeh më moshë prekje si dhe marje jete……Reagimi ynë si qytetarë nuku mungon por ligjin në këtë rast duhet ta zbatojnë organet Ligjzbatuese, ku hyn edhe policija bashkiake duke mos i lejuar vijimin e udhëtimit këtyre shtetasve të pa bindur, për të evituar ndërkohë përplasjet verbale dhe ndoshta edhe fizike në mes të qytetarëve, të cilët udhëtojnë në këto linja të qarkullimit urban…..Punë sa për t’u dukur boll janë kryer në këto 30 vite demon-kraci…..flitet për të mbrojtur jetët tona nga një rrezik i mundshëm infektimi në këto linja urbane, prej individëve të pandërgjegjësuar…..act now" shkruan ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bes: 19/08/2020 11:51

    Megafoni care i propagandes se ndryshkur ne kerkim te lavdise per te qene ne qender te vemendjes.

    Përgjigju
    • Kapterr Bujar Cibani: 19/08/2020 16:52

      Nuk kerkon lavdi ky zagari, por ka mbushur xhepat me euro , prandaj leh keshtu. 18 000 euro personi shkon tarifa. Per cdo pacient qe deklarohet me virusin mashtrim, paguhen 18 000 euro keta zagaret, sigurisht shumica e parave shkon tek kokat (politika).

  • Doktor Adhamudhi: 19/08/2020 10:26

    Per te gjithe, jane problem te rinjte, per politiken, korrupsionin, drejtesine, arsimin, policine, ushtrine, integrimin, transportin, bujqesine, kulturen, sportin, mjedisin... etj., etj., ... tani, te rinjte u ka krijuar shqetesim edhe shendetesise. Eshte me vend shprehja ”Doktor, shero veten!”, leri te rinjte te bejne jeten e tyre, sic ata duan.

    Përgjigju
  • FAti: 19/08/2020 09:43

    Duhet te ket kontrolle neper istitucione shteterore ata duhet te jen te paret per te respektuar ligjet e shtetit

    Përgjigju
  • Dalan: 19/08/2020 09:03

    Maskat po e po, por edhe ulja ne autobuze eshte e rendesishme. Ajo duhet te lejohet ne formen zig zac dhe te jete e shenuar me ane te letrave te ngjitura ne to, te cilat shkruajne se nuk lejohet te ulesh ketu. Ja si vepron Europa, nuk ia le pasagjerit te vendose, por e detyron te zbatoje grafiken e uljeve ne urbane. https://www.transportxtra.com/publications/local-transport-today/news/66297/covid-bus-fund-utg-demands-a-rethink/

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur