Mjerimi i të varfërve shqiptarë dhe luksi i të pasurve, ja për çfarë i shpenzojnë paratë

Mjerimi i të varfërve shqiptarë dhe luksi i të pasurve, ja për çfarë i shpenzojnë paratë

Foto ilustruese

Fjala e urtë popullore thotë se duhet t’i shtrijmë këmbët sa kemi jorganin. Sa më të ulëta janë të ardhurat e një familje, aq më pak mundësi kanë të shpenzojnë për gjëra që konsiderohen luks, pasi më e domosdoshmja është sigurimi i nevojave bazë të të ushqyerit dhe strehuarit.

Sipas Anketës së Buxhetit të Familjes, familjet që shpenzojnë pak (Klasa I), harxhimet e tyre kryesore i kanë për ushqim dhe strehim, me gati 74% e totalit. Pjesa tjetër e shpenzimeve të tyre shkon për nevojat e tjera si mirëmbajtje e shtëpisë dhe mobilim, rreth 5% e shpenzimeve, komunikim, shëndet, pije alkoolike dhe duhan. Ndërsa për sa i përket shpenzimeve për restorante, argëtim, kulturë dhe arsim, kanë një peshë të papërfillshme në strukturën e shpenzimeve.

Por ndryshe ndodh me familjet që shpenzojnë shumë. Sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjeve, familjet që i përkasin Klasës V (familjet që shpenzojnë shumë), i kanë shpenzimet për ushqim sa 35% e totalit, ndërsa krahasuar me Klasën I (ata që shpenzojnë pak) kanë shpenzime më të larta për transport rreth 10.7% e totalit të shpenzimeve, për arsim 8.7%, banesë 8.4%, restorante dhe hotele 7.5%.

Shpenzimet për transport për familjet që shpenzojnë shumë zënë 10.7% të totali, ndërsa për familjet me shpenzime të ulëta vetëm 1.8%.

Ndryshe nga familjet me shpenzime të ulëta që preferojnë ushqimin e shtëpisë, familjet me shpenzime të larta shpenzojnë rreth 7.5%  të shpenzimeve për të ngrënë jashtë, përkundrejt 1.4% që shpenzojnë familjet e klasës I.

Për familjet me shpenzime të larta, shpenzimet për arsim kanë një peshë 8.7% të totalit, ndërsa në familjet me shpenzime të ulëta rreth 0.1%.

Klasa V e familjeve shpenzon më shumë edhe për veshje, ku sipas Anketës së Buxhetit të Familjes, shpenzimet për veshje zunë 4.7% të totalit, për kundrejt 2.5% që zinin tek familjet e Klasës I.

Shpenzimet për Komunikim zënë një peshë më të lartë te familjet që shpenzojnë pak, sa 4.7% e totalit të shpenzimeve të tyre, ndërsa për familjet e Klasës V, shpenzimet për komunikim janë sa 2.8% e totalit.

Si i përcakton INSTAT klasat e familjeve

Në Anketën e Buxhetit të Familjeve merret një kampion përfaqësues me 9,312 familje. Për të përcaktuar klasat, INSTAT renditet familjet sipas shpenzimeve, nga ato me shpenzime më të ulëta, te më të lartat. Klasa e I përfshin 20% e familjeve me shpenzimet më të ulëta, ndërsa klasa e V përfshin familjet me shpenzimet më të larta.

Shpenzimet për konsum të familjeve përfshijnë çdo lloj blerjeje produktesh dhe shërbimesh për të plotësuar nevojat individuale të familjeve dhe individëve me përjashtim të blerjeve për pajisje afatgjatë, investimeve kapitale, parave për të tretët dhe qirasë së imputuar/ Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 04/01/2019 08:15

    Shqiptarja. com me shkrimet e saj po kthehet ne nje nga faqet on line me te pelqyera dhe me te rregullta ( nuk eshte kompliment) . Analizat ekonomike te pwriudhes se tranzicionit , nxjerrin dy fenomene te gabuara qe kane ndodhur keto 28 vjet , nje eshte modeli ekonomik qe "miqte e huaj" eksperimentuan tek ne ,dhe grabitja dhe privatizimi abuziv i prones publike qe sollen kete pabarazi sociale qe kemi sot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur