Motoçikleta që ka të vizatuar hartën e Shqipërisë, e cila kap vlerën e 22 mijë eurove në treg, nga e enjtja (4 janar 2023) do t’i përkas flotës së Policisë Rrugore.
Si ajo, një motoçikletë e dytë dhe 6 automjete luksoze, të cilat janë konfiskuar me vendim gjykate, do t’i kalojnë policisë. Tashmë, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara nuk o të shes më makinat e krimit pronat e luajtshme, por do t’i kalojnë në vijim në funksion Policisë së Shtetit, Rrugores dhe repartit elitë RENEA.
Në ditët në vijim do të kalojnë në përdorim të bluve edhe automjete të tjera, të cilat për momentin janë të sekuestruara ose të konfiskuara. Ky vendim për ndalimin e shitjes së këtyre mjeteve e ka një arsye.
"Nuk do të shesim më asnjë mjet dhe asnjë lloj pasurie të sekuestruar dhe konfiskuara nga krimi i organizuar sepse nëse i nxjerrim në shitje na ndodh sikurse edhe ka ndodhur jo vetëm në Shqipëri, por edhe Italia, sepse pas një studimi doli që ktheheshin sërish tek ata që i kishin përpara" thotë Taulant Balla.
Megjithatë, në vijim, jo vetëm policia do të marrë në përdorim mjete të tilla. Institucione të tjera të hetimit do të mund të ngasin në funksion të punës së tyre këto makina luksi.
"Kryesisht janë të destinuara për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Prokurorinë e Posaçme dhe Prokurorinë e Prokurorinë e Përgjithshme, organet ose entet shtetërore që janë pjesë e ciklit kundër luftës ndaj krimit të organizuar' tregon Erion Riçku, Përgjegjës, Sektori i Shërbimeve Mbështetëse, AAPSK.
Aktualisht, në Portin e Durrësit, e sekuestruar është edhe një gomone që vlen më shumë se 200 mijë euro, e cila pas konfiskimit pritet t’i kalojë policisë për nevojat e saj.
Aktualisht janë 144 automjete luksi të sekuestruara nga SPAK dhe prokurori të tjera dhe shumë shpejt edhe 15 të tjera do t’i bashkohen policisë.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.5%
-
Jo
30.3%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3698
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
Ministri Hoxha inspektim tek IdentiTek/ Risitë e procesit: Përgjysmohet koha e pajisjes me dokumente për Diasporën
8 Janar, 15:55
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ministri Hoxha: 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote, 5050 qendra votimi, 4536 persona mbi 100 vjeç
6 Janar, 16:46
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
Ministri Taulant Balla e nis ndryshe vitin e ri! 1 janarin e 2025-ës e kalon duke luajtur futbollin 'me çunat e lagjes' te sheshi
1 Janar, 21:41
-
Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri, ministri Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi në kufi! Proda-vartësve: S'dua pengesa artificiale!
29 Dhjetor 2024, 12:12
-
Balla nderohet nga Komuna e Deçanit me Titullin e Mirënjohjes, për 'angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar'
28 Dhjetor 2024, 20:18
-
Mbyllja e TikTok, Balla: Platforma nuk përmbushi detyrimin për moderimin e postimeve në gjuhën shqipe
24 Dhjetor 2024, 12:17
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor 2024, 12:27
-
Balla takim me punëtorët shqiptarë në Toskana: Deri në Pashkë shpresojmë të arrijmë marrëveshjen për njohjen e pensioneve! Merrni pjesë në votime
21 Dhjetor 2024, 17:10
-
Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen
18 Dhjetor 2024, 16:07
-
EKSKLUZIVE/ Qeveria në lëvizje për të ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë
18 Dhjetor 2024, 14:33
Ide e shkelqyer! Nuk kane nevoje administrata,policia,ministrite,etj te prekin buxhetin e shtetit sa here kane nevoje per makina te reja,as te marrin me qera,furnizon krimi tani!
PërgjigjuGLE qe i ka dhuru Leonard Duka trejsi sejdinit
PërgjigjuBeni sho po. gjitha makinat nji dyzin mak e blinduara ku shkuan mos beni sho.
PërgjigjuKetyre makinave nuk kishin kellqe tu vinin gjoba… Tani bejne show.
PërgjigjuZakonisht keto mjete i marrin shefat qe kapardisen ne makina super lluksoze. I duket vetja si anetare te krimit. Nuk shkojne asnjehere per pune policore
PërgjigjuKy Audi A6 me portobagazh eshte I Nuredin Dumanit
PërgjigjuPo sa komike si lajm .... hajde shtet hajde !!!!!!!!
PërgjigjuIdiotsi si ju kaloka policis qe ato e kan me targa me emer te vet!? E habitshme se do nje minister... Hajdutet vjedhin grabitesit edhe vrasesit... Ip IP urra... Zbatojeni edhe te vetja o te kulluar ligjin antimafia Jo vetem tek njerezit me precedente... Edhe e shining si behet KY vend. Per bukuri te zotit.
PërgjigjuMos u bej merak be lushka ce i crregjistron taua maqinat me dhe i kalon ne emer te shtetit.
Behet kalimi i pronesise te emer te shtetit o injorant.
Ca flet more kaqol. Ato janë mjete që janë përfituar nga veprime të jashtligjshme. Dhe si në çdo vend të botës, dalin në ankand. Pra shteti e nxjerr në shitje dhe mer leket i fut në arkë të vetën. Tani shteti thotë, pse ta shes, me çmim shumë më të ulët, kur mund ta përdor vetë. Se ato leket qe ka fitu nga shitja, po për investime do shkojnë ne një moment të dytë (ndoshta dhe blerje mjetesh në të ardhmen). Ndaj në këtë pikë thotë, jo re e mbaj vetë, as humb lekë nga shitja e as shumë leke nga tenderimet në të ardhmen
Epo se mos ka ndonje dallim krimi dhe policia e krimit...
Përgjigju