MJP e Hungarisë: Gruevski fillimisht ka kërkuar azil në ambasadën hungareze në Tiranë

MJP e Hungarisë: Gruevski fillimisht ka kërkuar azil në ambasadën hungareze në Tiranë

Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski ka kërkuar fillimisht azil në ambasadën hungareze në Tiranë dhe më pas ka mbërritur në Hungari.

Radio “Evropa e Lirë” raporton se lajmi është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Hungarisë. “Kërkesa për azil politik nga Gruevski nuk është çështje politike por ligjore dhe se Hungaria po punon në zhvillimin e marrëdhënieve të mira bilaterale me Maqedoninë dhe se vazhdon të mbështesë Maqedoninë në rrugën e saj drejt BE-së”, citon “Evropa e Lirë” Ministrinë e Jashtme të Hungarisë.

Ministria shprehet gjithashtu se se nuk ka informata se në çfarë mënyre Gruevski ka dalë nga Maqedonia, por shton se ish-kryeministri maqedonas ka ardhur në Hungari në përputhje me rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare.

Nikolla Gruevski kaloi kufirin maqedonas me një pasaportë të rremë gjatë natës dhe ka hyrë e ka dalë në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria më datë 11 nëntor, për t’u pranuar më pas në ambasadën e Hungarisë. Asokohe Gruevski nuk ishte i shpallur në kërkim. Urdhri ndaj tij do të jepej vetëm dy ditë më pas, më datë 13 nëntor.

Gruevski  ka kërkuar nga Hungaria azil politik dhe lajmi është bërë i ditur nga vet ai përmes një postimi në llogarinë e tij personale në rrjetin social "Facebook". Më pas, kabineti i kryeministrit hungarez Viktor Orban njoftoi se kërkesa e tij ishte pranuar për t'u konsideruar, për shkak të viteve të tij si kryeministër dhe në sajë të rrethanave të sigurisë.

Ish-kryeministri maqedonas akuzohet në vendin e tij për shpërdorim detyre, konkretisht për blerje votash dhe për blerjen e një makine tip "Armored Mercedes" me vlerë 600 mijë euro.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 02/12/2018 12:56

    Rasti i Gruevskit eshte shkelje e diplomacise Nderkomtare. Nese nuk ishte shpallur ne kerkim nga Maqedonia nuk i nevojitej siguri nga Hungaria pasi nuk ekzistonte asnje rrezik per te,perse perdori pasaporte tjeter ne Ambasaden e Hungarise. Genjeshtrat Diplomatike me qellim kunderzbullimi jane te njohura me aktivitete kunderligjore te stimuluara me miliona Euro,kjo eshte e tera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë