Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, ka ndarë edhe 80 mijë euro për përfundimin e punimeve në objektin e Kolonisë së Artistëve në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Për këtë, Sekretari i Përgjithshëm, Veton Firzi ka nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi me Gani Dulin nga Qëndra e Arteve të Kosovës.

Përmes Memorandumit, mjetet financiare në vlerë prej 80 mijë euro do të shfrytëzohen për ndërtimin e mbulesës (kulmit) të objektit të Kolonisë së Artistëve.
Sekretari Firzi është shprehur pas firmosjes së memorandumit se "me këtë MKRS po tregon edhe njëherë përkushtimin për të krijuar sa më shumë hapësirë për artistët", duke shtuar se "rritja e mbështetjes për skenën kulturore të pavarur do të vazhdojë".

Nga ana e tjetër, Gani Duli ka falënderuar MKRS-në që ka qenë mbështetësi kryesor në krijimin e kësaj hapësire mjaftë të rëndësishme për artistët.

ATSH