Ministria e Mbrojtjes është vënë në dispozicion për të ndihmuar banorët në zonat e përmbytura në Shijak  dhe Katund të ri në Durrës përmes Forcave të Armatosura dhe dy helikopterëve Cougar që patrullojnë per te monitoruar situatën. Forcat e Armatosura kanë angazhuar rreth 250 forca.

Forcat e Armatosura i kane ardhur në ndihmë banorëve të zonës së Katundit të Ri në Qerret të Durrësit, të cilët janë të bllokuar nga ujërat. Eshtë bërë i mundur evakuimi i 185 personave, si dhe është transportuar edhe dokumentacioni i shkollës në Qerret. Krahas helikopterit, FA kanë angazhuar në këtë zonë edhe mjete të tjera shpëtimi nga Batalioni i Këmbësorisë në Poshnje për t’i ardhur në ndihmë dhe evakuar njerëzit në nevojë.

Forcat Speciale dhe ato të Komandës Mbështetëse vijojnë të kontibuojnë për evakuimin e banorëve që rrezikohen, si dhe për shpërndarjen e ushqimeve dhe veshmbathjeve për banorët në nevojë të kësaj zone.

Ndërkaq, FA kanë nisur rreth 50 forca në drejtim të Lushnjës. Nga Komanda Mbështetëse  janë dërguar 3 mjete veteshkarkuese me thasë me rërë për të mbushur argjinaturen e lumit Shkumbin, e cila rezikon të permbysë zonën e Çermës, dy mjete traktorë me zinxhirë të Batalionit të Xhenios, 2 mjete transporti me 20 persona dhe thasë bosh për tu mbushur në plazhin e Divjakes. Ndërsa FA ka vendosur një helikopter CUOGUAR, i cili do të perdoret për transoprt thasësh me rërë nga plazhi i Divjakës për t’i hedhur në argjinaturen e çarë të lumit Shkumbin.
 
Angazhimi i forcave ushtarake ka vijuar në disa zona problematike si në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shijak, Gjoricë të Dibrës etj.

foto fa

foto fa

foto fa
 Foto të tjera 

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)