MMSR marrëveshje me komunitetet
fetare kundër dhunës ndaj gruas
Pjesë e fushatës kundër dhunës ndaj grave dhe në familje janë bërë edhe komunitetet fetare në Shqipëri.
Pjesë e fushatës kundër dhunës ndaj grave dhe në familje janë bërë edhe komunitetet fetare në Shqipëri.
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe 5 komunitetet fetare më të mëdha në vendin tonë, kanë nënshkruar sot një deklaratë të përbashkët, me anë të së cilës kanë rënë dakord për veprime të koordinuara në luftën kundër dhunës ndaj gruas dhe dhunës në familje.
Në emër të MMSR-së, deklarata është nënshkruar nga ministri Blendi Klosi, Skënder Bruçaj në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Anastas Janullatos në emër të Kishës Ortodokse, Imzot Lucjan Avgustini në emër të Kishës Katolike, Haxhi Baba Edmond Brahimaj në emër të kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, si dhe nga Ali Kurti, në emër të Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë.
Në ceremoni mori pjesë edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi. Nëpërmjet këtij vullneti të shprehur në këtë dokument, palët bashkohen dhe angazhohen për planifikimin e veprimeve të koordinuara në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, mbështetjen dhe lehtësimin e veprimeve kombëtare edukuese për rëndësinë e krijimit të familjeve të shëndosha, ku mbizotërojnë paqja, respekti, dashuria, vlerësimi dhe mundësitë e barabarta për secilin anëtar të saj; ndërmarrjen e nismave që synojnë përfshirjen e gjerë të komuniteteve në parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave e vajzave.
Gjithashtu, komunitetet fetare angazhohen që të planifikojnë një ditë në muaj, ditë lutjeje për viktimat, dëshmitarët e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, në kuadër të fushatave të përvitshme të ndërgjegjësimit të publikut që organizohen për këtë qëllim, si dhe nxitjen e mbështetjen e shërbimeve riintegruese dhe fuqizuese për viktimat e dhunës në familje. “Të bindur se veprimet kundër dhunës në familje janë rruga drejt paqes në shoqëri, ne angazhohemi të bëjmë realitet përpjekjet tona të përbashkëta TANI!”, - thuhet në këtë deklaratë.
(Momenti i nënshkrimit të marrëveshjes) Redakia Online
(Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
39%
-
Të gabuar
55.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 6316
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Edlir Tetova me mungesa në Korçë, trajneri i Egnatias: Luhatjet janë normale, pres ndeshje të bukur
5 Tetor, 13:05
-
Pukë/ I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Morinë 33-vjeçari! Po tentonte të hynte në vend
5 Tetor, 12:51
-
Lufta/ Libani lëshon mbi 200 raketa kundër Izraelit! Ushtria izraelite vret liderin e Hamasit
5 Tetor, 12:42
-
Durrës, qarku ku mund të shtohet një mandat parlamentar
5 Tetor, 12:41
-
'Më bëni çfarë të doni!' Dogji gruan me benzinë, 45 vjeçari pendohet në gjykatën e Korçës: E di që kam bërë gabim
5 Tetor, 12:28
-
Përmbytjet në Vlorë, meteorologia: Reshje shumë intensive, në vlerat 184.2 mm brenda 6 orëve! Situata e vështirë kaloi
5 Tetor, 12:25
-
Superliga/ Laçi ‘buzë greminës’, Dinamo e mposht 2-1 dhe merr kreun! Sot dy ndeshje në program
5 Tetor, 12:25
-
PAMJET/ Vlora nën ujë, Forcat e ushtrisë pastrojnë zonën historike 'Muradie'
5 Tetor, 12:10
-
VIDEO/ Reshjet e dendura të shiut, në Vlorë përmbytet edhe stadiumi 'Flamurtari'! Uji 'pushton' dhomat e lojtarëve
5 Tetor, 12:09
-
E reja e Rugovës kritika qeverisë së Kosovës: S’duhet të prishim raportet me ndërkombëtarët! Rama: Shumë të vegjël për të fjetur të qetë, nëse s’kemi miq të mëdhenj
5 Tetor, 11:58
-
Përmbytjet në Vlorë/ Biznesi nën ujë, pronari: Dëmi shkon deri në 6 milionë! Ju jeni të parët që vini, asnjë s'ka ardhur
5 Tetor, 11:52
-
Paul Pogba fiton betejën ligjore, CAS e kthen në fushë: Makthi mbaroi
5 Tetor, 11:35