MOBILIZIM/ Miratohet qiraja për një vit për të prekurit nga tërmeti në Lezhë! Meta në Armathë: Prioritet vlerësimi i dëmeve

MOBILIZIM/ Miratohet qiraja për një vit për të prekurit nga tërmeti në Lezhë! Meta në Armathë: Prioritet vlerësimi i dëmeve

Nje nga pallatet e demtuara ne Lezhe nga termeti

Këshilli Bashkiak i Lezhës ka miratuar pagesën e qirasë për familjet e dëmtuara nga tërmeti tragjik. Vendimi u mor në mbledhjen e këshillit bashkiak, ashtu sikur ndodhi edhe me Durrësin dhe Tiranën.  Familjet e prekura që do të zhvendosen do përfitojnë pagesën e plotë të qirasë për një periudhë 1-vjeçare.

Qiraja për strukturën e apartamentit 1+1 është 10.000 lekë, 2+1 është 14.000 lekë dhe për 3+1 është 18.000 lekë. Familjet që aplikojnë për përfitimin e pagesës duhet të depozitojnë pranë Bashkisë së Lezhës, formularin e aplikimit, aktin e konstatimit të gjendjes fizike të objektit, certifikatë familjare dhe nr. e llogarisë bankare.

Vendimi i Keshillit Bashkiak Lezhe

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:11
"Njerëzit po kalojnë netët në tenda plastmasi", Basha apel nga Fushë Mamurrasi në Kurbin: Të nisë urgjent rindërtimi i banesave

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Fushë- Mamurrasi në Kurbin ka hedhur akuza për qeverinë, sipas së cilëve shumë familjarë janë lënë në mëshirë të fatit. Pas takimit me banorët, Basha thekson se Kurbini në gjendje emergjence dhe  shumë prej familjeve të prekura nga tërmeti janë lënë në mëshirë të fatit.

"Kurbini është në gjendje emergjence por shumë prej familjeve të prekura nga tërmeti janë lënë në mëshirë të fatit. Shtëpitë e tyre janë të shkatërruara ose me dëmtime serioze, por deri më sot askush nuk ka shkuar ti shohë në çfarë gjendje janë, të vlerësojë dëmet që kanë, të përcaktojnë nëse janë apo jo të banueshme. Ngricat, shirat, lagështira me të cilën bashkëjetojnë banorët mund të shkaktojë probleme serioze në shëndetin e fëmijëve dhe të
banorëve të tjerë që kalojnë netët në tenda plastmasi. Duhet të nisë sa më parë riparimi apo rindërtimi i banesave, dhe për këtë duhet përfunduar vlerësimi i shpejtë dhe i drejtë i dëmeve te shkaktuara. Duhen gjetur mundësi strehimi për të gjithë banorët e pastrehë, pa diskriminim. Ndonëse ndër zonat më të varfera në Shqipëri, askush nga institucionet shtetërore nuk u ka çuar asnjë ndihmë për të perballuar këtë fatkeqësi. Kjo është skandaloze, kur po hyjmë në javën e tretë nga tërmeti. 150 milion dollarë të taksave të qytetarëve shkojnë për dhjetë oligarkë e mijëra qytetareve nuk u është dërguar as një bukë e vetme nga shteti. Boll me shfaqje që nuk e fshehin mjerimin e banorëve dhe dështimin e shtetit për tu ardhur në ndihmë! Duhet ndërhyrje e menjëhershme për çdo banor dhe familje që po kalon momente të vështira."
shkruan Basha.

Ora 13:52
Meta viziton shtëpitë e goditura nga tërmeti në Armathë: Prioritet vlerësimi i dëmeve dhe ndihma për emrgjencën aktuale

1575809601_7959966626628470370948863328135793637064704o.jpg

Presidenti Ilir Meta ka qenë ditën e sotme në Armathë ku ka vizituar banorët e prekur nga tërmeti. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meta shkruan se vazhdimi me përgjegjësi të plotë i evidentimit të sigurisë së banesave dhe ndihma për emergjencën aktuale është detyrë prioritare.

"Sot në Armathë vizitova disa shtëpi të goditura rëndë nga tërmeti dhe biseduam me banorët për përballimin e pasojave të rënda. Vazhdimi me përgjegjësi të plotë i evidentimit të sigurisë së banesave dhe ndihma për emergjencën aktuale, detyrë prioritare", shkruan Meta.

Ora 12:39
'Amelia ka sot ka një strehë ku të qëndrojë', Manastirliu: Familjet në kampin e emergjencës po sistemohen

1575805253_amelia.jpg

Amelia dhe familja e saj kanë sot një strehë ku të qëndrojnë pasi tërmeti i 26 nëntorit i shembi shtëpinë. Ajo është strehuar në çadrat e ngritura në Manëz.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se familjet e ndodhura na kampin e emergjencës në Manëz po sistemohen në njësitë e reja.

“Amelia nga sot ka një strehë më të përshtatshme, një njësi strehimi të lëvizshme, ku është sistemuar e gjithë familja Jonuzi në Manëz. Si familja e Amelias, një e nga një familjet e vendosura në kampin e emergjencës në Manëz po vendosen në njësitë e reja, që sigurojnë kushtet e nevojshme edhe për më të vegjlit. Ndërsa shërbimi mjekësor vijon të ofrohet pa ndërprerje për çdo banor të prekur nga tërmeti!”, shkruan Manstriliu.

Ora 11:38
Kangjellat në banesën e të prekurve nga tërmeti/ Rama-Veliajt: Bravo Lal!

1575801932_veliaj.jpg

I njohur për batutat e tij në çdo vizitë në terren, nuk kanë munguar as ato mes Ramës e Veliajt gjatë menaxhimit të krizës në Tiranë. Ditën e djeshme Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj vizituan familjen Sina në Sauk e cila ka përfituar bonusin e qirasë nga Bashkia e Tiranës, si familje e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. 

Gjatë kësaj vizite, Kryeministri la edhe një porosi, rrethimin me kangjella të shkallëve dhe parvazit të shtëpisë, për të qenë e sigurt për më të vegjlit, të cilët sapo kishin hyrë në shtëpinë e re. Kujdesi për çdo detaj, nga qiratë 100% gjer tek banesat sociale, shpesh dhe me humor, ka dëshmuar një menaxhim si kurrë më parë të situatës pas fatkeqësisë.

Menjëherë, punonjësit e ndërmarrjeve bashkiake morën masat dhe kangjellat u vendosën dhe u lyen. Lajmin e ka bërë të ditur vet kryeministri Edi Rama, i cili sërish me humor, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale publikoi dhe foton përkatëse, ndërsa shkruante: “U tha u vu, u tha u ly. Bravo Lal!”

Postimi i kryeministrit Edi Rama
Ora 11:36
Pas qirave, lirohet palestra e shkollës 'Ismail Qemali' si qendër emergjente

1575801481_ismailqemali.jpg

Tirana i është kthyer normalitetit pas tërmetit te 26 Nëntorit. Menjëherë pas miratimit të bonusit të qirasë nga Këshillit bashkiak për mbi 900 familje, është liruar edhe palestra e shkollës “Ismail Qemali” e cila funksionoi përkohësisht si qendër emergjente për strehimin e të prekurve nga tërmeti.

Familjet e strehuara këtu, mes të cilëve edhe ato të godinave të “Qytetit Studenti” që janë klasifikuar si të pabanueshme, kanë filluar që  të sistemohen në banesa me qira, pagesë e cila mbulohen në masën 100 % nga Bashkia e Tiranës. Me rifillimin e vitit të ri arsimor, tashmë edhe shkolla “Ismail Qemali” është në funksion të plotë duke përfshirë edhe palestrën sportive që u përdor për sistemimin e përkohshëm  të të prekurve nga tërmeti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Halaand humb shënjestrën, 2 gola në 7 ndeshje! Vuan nga ‘mallkimi’ i Artetës

Halaand humb shënjestrën, 2 gola në 7 ndeshje! Vuan nga ‘mallkimi’ i Artetës