Detaje të reja nga veprimet SPAK për dosjen ndaj ish-zv kryeministren Belinda Balluku. Gjyqtari Erion Çela ka miratuar 35 kontrolle dhe sekuestro në të gjithë Shqipërinë, ndërsa për shkak të numrit të lartë të tyre, me udhëzim të prokurorëve të çështjes përfshirë pothuajse gjithë struktura e Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë angazhuar në terren.
Burimet konfirmojnë se janë sekuestruar një sërë dokumentash dhe pajisje telefonike e kumpjuterike me vlerë për hetimin që do të jenë objekt i ekspertimeve. Kontrollet dhe sekuestrot janë kryer në kompani, individ dhe familjarë të Belinda Ballukut.
Sipas burimeve të Report Tv, kontrollet kanë përfshirë djalin e tezes së Ballukut, sipërmarrësin Mired Reçi, i cili rezulton të ketë patur deri pak vite më parë aksione në të paktën dy kompani “XL MARKET” shpk dhe “Hippo Tregu Elektrik” shpk. Në të dyja, ortak i tij ka qenë një tjetër familjar i Ballukut, kunati i saj Meland Qirko. Të dy kompanitë i janë dhuruar një personi të tretë, në shkurt të vitit 2020, dhe një muaj më pas aktiviteti i tyre është deklaruar i pezulluar.
Mes këtyre veprimeve janë edhe marrja në pyetje gjatë ditëve të fundit të shumë persona, personave mes të cilëve Viola Haxhiademi, ish-sekretare e Përgjithshme e MIE, aktualisht drejtore e KESH, dhe biznesmeni Arbër Abazi.
Ish zëvendëskryeministrja u mor fillimisht e pandehur në 31 tetor të vitit të kaluar për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë. Pak javë më pas më 19 nëntor ndaj saj u vendos ndalimi I lëvizjes jashtë vendit, ndërsa kërkesa për pezullimin e saj nga detyra, u shoqërua me polemika dhe një përplasje që përfundoi në Gjykatën Kushtetuese me kërkesë të qeverisë. Kërkesa u rrëzua pasi Kushtetuesja nuk arriti kuorumin e nevojshëm për të dalë me një vendim.
Paralelisht hetimet u shtrinë dhe në 7 lotet për ndërtimin e Unazës së Madhe në kryeqytet. Hetime për të cilat SPAK i kërkoi parlamentit më 16 dhjetor dhe autorizimin për arrestin e saj, por pas gati 3 muajsh, shumica socialiste e hodhi poshtë me votë në parlament.
Në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti, kontrolle të shumta u ushtruan në thuajse të gjitha kompanitë që kishin fituar garat për ndërtimin e Unazës së madhe të Tiranës. Nën hetim janë dhe të paktën tre procedura të tjera tenderuese. Garat e dyshuara për abuzime, kapin vlera disa qindra milionë dollar.
lajm në përditësm...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente











Këto kontroll si ato që bënin fashistët SS tregojnë që nuk kanë fakte konkrete për këtë Ballukun prandaj GËRMO TARE GËRMO se gomarin e ngordhur do të gjeni... Nuk është nevoja të mbushësh 2000 apa 3000 faqe për një akuzë mjafton gjysmë faqe kur ke prova...
PërgjigjuBelindes i bien kot me qafe per vjedhje.
PërgjigjuCili nga familjaret e belindes je ti?