TIRANË - Adriatik Lapaj zhvilloi sot protestën e radhës para Kryeministrisë, ku po qëndron prej 27 ditësh ditësh dhe netësh, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për 12 muaj që do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja.

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, akuzoi kreun e qeverisë për infektimin e shtetit me korrupsion dhe vjedhjen e taksave të qytetarëve, duke përmendur veçanërisht zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila akuzohet për veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë.

“Erdhi për të zhbërë modelin e oligarkisë së Berishës, por nuk është zhbërë…jemi këtu për të kërkuar dorëheqjen e njeriut më të korruptuar në Europë. A ja dha populli 83 mandate që ta vjedhë? Ato mandate kanë zero vlerë sepse populli e di të vërtetën që ata na vjedhin. Ju këtu jeni njerëz të lirë, shqiptarët janë njerëz që meritojnë të jetojnë me dinjitet. Kemi 27 net që flemë në këtë shesh. Regjimi hajdut i Ramës nuk ka dërguar asnjë ambulancë…Për ata ne jemi njerëz që nuk duhet të ekzistojmë…Këta kanë blerë 10 mln euro çokollata, por buxheti kundër kancerit nuk është 10 mln euro në këtë vend. Me një firmë të zv/kryeministres kanë vjedhur 50 mln euro, ndërsa fëmijët në shkolla dridhen nga i ftohti”,- tha ai.

 

Gjatë fjalimeve, Lapaj dhe mbështetës të tij u përplasën me forcat e policisë, duke pretenduar se punonjës civilë të Policisë së Shtetit po filmonin protestuesit "me qëllim që t'i shoqëronin pas tubimit".

Para Kryeministrisë, disa prej të pranishmëve në tubim montuan 2 stenda, që pritet të përdoren nga Lapaj dhe mbështetësit e tij për vazhduar "rezistencën anti-qeveritare" gjatë netëve të ftohta dhe me shi.

Nuk munguan as përplasjet pasi efektivët e policisë hoqën çadrat e instaluara dhe shoqëruan disa protestues.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:16
Pas përplasjeve me Policinë, Lapaj rikthehet te Kryeministria, rregullon sërish çadrën: Njerëzit janë 'marrosur' pas meje, do vinin të flinin këtu

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapajt së bashku me mbështetësit e tij është rikthyer para Kryeministrisë.

Pas tensioneve të regjistruara mesditën e kësaj të diele, ku gjatë protestës të organizuar nga vetë ai u përplas me efektivët e Policisë, Lapaj ka treguar që nuk do të ndalet.

Ndonëse efektivët i hoqën çadrën e vendosur poshtë zyrës së kreut të qeverisë, ai ka vendosur që të ngrejë një tjetër dhe të vijojë qëndresën e tij e cila është futur në ditën e 28-të.

“Nuk e mendoja që do të rezistoja kaq gjatë. Nuk e mendoja që njerëzit do të marroseshin, në thonjëza, dhe do të vinin të flinin këtu. Ai e di vetë sa e vështirë është sepse ka ngritur vetë çadër.

Dhe është shqetësuar shumë dhe nuk na lejon ne të vendosin çadra këtu. Nëse secili nga ju mendon vetëm për vete, oborrin e vet, rrogën e vet, një ditë në një mënyrë ose tjetrën do të jeni subjekt i këtij dhunimi”, u shpreh ndër të tjera Lapaj.

Ora 17:41
U hoqën çadrat, protestuesit e ‘Shqipëria Bëhet’ përplasen me policinë! Lapaj shtrihet në tokë për të ndaluar shoqërimin (VIDEO)

Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij janë përplasur dhunshëm me policinë pas protestës së organizuar ditën e sotme përballë kryeministrisë.

Ka qenë ndërhyrja e efektivëve për të hequr çadrat e vendosura po sot në bulevard me qëllim për të qëndruar protestuesit, që ka nxitur reagime nga ana e palës tjetër. Në një moment shihet vetë Lapaj, i cili shtrihet në tokë për të ndaluar arrestimin e një prej protestuesëve.

Forcat e policisë janë mbështetur dhe nga ato të Operacionales, teksa ka pasur disa të shoqëruar në komisariat.

Ora 15:30
Përplasje e dhunshme e mbështetësve të Lapajt me policinë, efektivët i heqin çadrat poshtë kryeministrisë (VIDEO)

Gjatë protestës së organizuar mesditën e sotme përpara kryeministrisë, mbështetës të Lapaj i vendosën çadra për një “qëndrim më komod” gjatë natës në protestën pa ndalim të nisur nga Adriatik Lapaj që më datë 8 dhjetor.

Këto çadra, pas përfundimit të protestës, janë hequr nga policia, duke nxitur dhe përplasje të dhunshme të aktivistëve dhe anëtarëve të “Shqipëria Bëhet” me efektivët e policisë.

Ora 13:55
Teksa Lapaj protestonte para Kryeministrisë, eskorta e Ramës shkon drejt Vilës 30

 

Ndërkohë që Adriatik Lapaj dhe mbështetës të tij po protestonin para Kryeministrisë për të disatën herë, eskorta e kryeministrit Edi Rama u pa teksa shkonte drejt Vilës 30, e cila është pak metra larg nga godina qeveritare. 

K.M/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/01/2026 02:01

    Ndiqeni me vemendje protesten e Lapajt.Ky e filloi i vetem si Grigoris Lambrakis,aktivisti politik mbi te cilin eshte bazuar filmi /Z/(1969) i Costa Gavras, e shikoni tani sa i jane bashkuar?! Ne pamje te pare duket se numri i protestuesve nuk eshte me i madh se ai i protestave te Berishes,por ka nje ndryshim,ne protesten e Lapajt nuk ka njerez me pagese,me urdher,apo fanatike,gjithashtu ku keni pare Berishen tani,apo Ramen dikur te shtriheshin ne toke e te perlesheshin me policine per te mbrojtur protestuesit e tyre? Lapajt po i mblidhen e po i shtohen perreth perkrahesit gradualisht si mbretereshes,bletet punetore kur zene zgjua,ose fole.

    Përgjigju
  • Zagari llapaj: 04/01/2026 23:29

    Nga pamjet e dronit, eshte identike me protestat e foltores se pd-se, te shperndare ne bulevard si dhite qe kullosin ne malesi, te duken shume, besoj se jane nje grup injorantesh, pabuksash qe presin te hane na nje sanduic nga UDB-ja e gite-zenit, se llapi nuk i perballon dot.

    Përgjigju
  • Populli: 04/01/2026 22:29

    Te arrestohet lapaj..zagari

    Përgjigju
  • ledi: 04/01/2026 19:55

    Protestat ne cdo vend demokratik jane te lejyara,por te shogesh Lapen me 40 veta qe te rrezojne qeverine eshte tragjikomikePara disa diresh be nje studio Arben Malaj i tha hap krahun se nuk te ndjek njeri., dhe pse se shqiptaret e nxorren ne minirance ne zgjedhje

    Përgjigju
  • Ridi: 04/01/2026 16:36

    ky eshte llapa, hija e se kaluares, ky eshte saliu i ri. Ky individ pa shtylle kurrizore mendon si te ishin vitet `90. Shiko ke ka rreth e perqak, shiko individet qe e rrethojne dhe e kupton se kush eshte moter q*re

    Përgjigju
  • Shef i opozites: 04/01/2026 15:52

    Lapaj po kthehet ne shef te opozites! Duartrojitje te perzemerta nga Athina (Minerva)

    Përgjigju
  • Prekurori: 04/01/2026 13:58

    O Lapi me një firmë të vjetrit tënd sa prona u vodhën në Sarandë e bregdet?....përgjigju shqiptarve o lavatriçe e lekve të vjerrit prekurit !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 4 Janar, 22:15

    Arrestimi i Maduros, si e vlerësoni sulmin e SHBA-ve në Venezuelë?