Modelja bamirëse 'shuan' flakët e Australisë duke shitur fotot nudo

Modelja bamirëse 'shuan' flakët e Australisë duke shitur fotot nudo

Kaylen Ward

Një modele amerikane në Instagram grumbulloi më shumë se 500 mijë dollarë për viktimat e Australisë, duke postuar imazhe nudo të personalizuara në këmbim të bamirësisë.

20- vjeçarja Kaylen Ward nga Los Angelos dëshironte të ndihmonte pasi pa shkatërrimin që kishin shkaktuar zjarret dhe mendoi se imazhet e saj do të ishin mënyra më e mirë për të mbledhur fonde.

Brenda disa minutave nga postimi i ofertës së saj në mediat sociale, mesazhet e saj private në Instagram dhe Twitter u bombarduan nga qindra njerëz që dërgonin në faturat e tyre për të dhuruar.

Pas publikimit të lajmit, llogaria e saj u çaktivizua, familja e saj nuk ishte dakort dhe djali që i pëlqen nuk do të flasë me të.

Pavarësisht se llogaritë e saj janë fshirë, Ward tha se ajo arriti të mbledhë gjysmë milioni dollarë.

Për të marrë një imazh nudo të "personalizuar", njerëzit duhej të siguronin prova për një dhurim prej më shumë se 10 dollarësh që ishin zotuar për një bamirësi australiane.

Brenda një dite, ajo kishte rreth 20 mijë mesazhe me faturat në faqen e saj.

Modelja Ward dhe disa nga miqtë e saj së bashku po vazhdojnë  të mbledhin para për kauzën.

'Kur fillova për herë të parë isha nervoze, super e shqetësuar. Por pesë minuta më vonë, kutia ime u përmbyt dhe ato mendime dolën jashtë”, u shpreh ajo.

Tani ajo do të bëjë të njëjtën gjë për fatkeqësitë e ardhshme natyrore.

Postimi i Ward

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës