Modelja e njohur Xhensila Pere ka zbuluar se do të largohet nga Shqipëria pasi disa projekte në Amerikë e bindën që të merrte këtë vendim.
“Një nga shtysat më të mëdha që unë po ndërmarr këtë rrugëtim kaq të largët është nga projekti që unë kam, po bëjmë edicionin e Nëntorit Shqiptar në New York. Më në fund dhe unë do të prek pak ëndrrën amerikane”, tha Pere në emisionin ‘S’e luan topi’.
Xhensila u shpreh se personi që do i mungojë më shumë do të jetë mami, me të cilën thotë se do të komunikojë gjatë gjithë kohës me kamera. Modelja tregoi se ishte shumë e vështirë kur i tregoi vendimin që kishte marrë për largimin nga Shqipëria.
“Ka qenë shumë moment i vështirë, po i bija rrotull muhabetit. Më tha jo mi nënë, ç’të duhet aq larg, ka vende Europa, pastaj ti shumë mirë je këtu. Pastaj po mundohesha t’i bëja një lloj diskutimi për të arritur te pika kryesore, i thashë do iki në Amerikë… më pas heshtje, ca pika lot. Por kur i rendita projektet që kam atje dhe kur i thash që e shoh Amerikën si një vend për të arritur atë që unë dua, ma dha bekimin e saj me gjysmë zëri”, rrëfen Xhensila.
Xhensila zbulon se nuk ka një partner në jetën e saj dhe për një kohë të gjatë nuk do që të dashurohet.
“Jo, nuk ka. E vetmja gjë që mbaj kokën mbrapa është mami dhe familja. Duke e njohur mirë Xhensilën, për një kohë të gjatë, nuk kam ndërmend të dashuroj se jap më tepër se sa duhet. Do të fokusohem pak më shumë te vetja, se gjatë gjithë kohës kur mendon për të falur, dëmton veten. Ndoshta për herë të parë në jetë, Xhensila do të tregohet pak egoiste dhe do të mendojë vetëm për veten”.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mori çantën e shpinës me dhurata në stacionin e trenit, Parashqevi Simaku i bëri kërkesë gazetares: A mund të më gjeni vajzën që e ka bërë këtë
24 Dhjetor, 12:59
-
Tronditet Nju Jorku, burri djeg një grua në metro, ndërron jetë! Policia në kërkim të autorit
22 Dhjetor, 22:25
-
Komente negative ndaj Robert Nofle se nuk lejoi Parashqevinë të takojë të birin, bashkëshortja e tij: S'jam përfshirë në çështje kujdestarie! Kemi marr kërcënime
20 Dhjetor, 16:31
-
New Yorku qyteti më i pasur në botë, arsyet që e bëjnë metropolin financiar të globit
18 Dhjetor, 08:28
-
Koha kur Parashqevia nisej në Korçë për koncert, por përfundonte maleve në zbor
17 Dhjetor, 20:44
-
Jonila Godole për Parashqevi Simakun: Ajo dashuronte Enver Hoxhën! I ka kënduar Partisë edhe pas viteve ‘90
17 Dhjetor, 16:26
-
Evi Kokalari: Ka shumë gjëra që nuk shkojnë me 'shpëtimin' e këngëtares Parashqevi Simaku
17 Dhjetor, 13:15
-
Eda Kola: Kush 'ia prishi lumturinë' Parashqevi Simakut?
15 Dhjetor, 22:44
-
'UFO-t' në qiellin e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit, misteri i dronëve që Pentagoni nuk mund ta shpjegojë (VIDEO)
14 Dhjetor, 16:48
-
SHBA/ Vrasja e CEO-s së UnitedHealthcare, policia: Vrasësi e sheh veten si hero, si shembull për t'u ndjekur
10 Dhjetor, 21:59
-
Vrasja e CEO-s së UnitedHealthcare/ Policia zbardh pamjet e 18 mijë kamerave në New York, ja çfarë tregojnë hetimet e deritanishme! Amerikanët mbështesin vrasësin
6 Dhjetor, 19:58
-
‘Shikoni si bërtasin, para se të vdesin’, kush është Erald Alimehmeti, shqiptari i arrestuar në SHBA si përkrahës i ‘ISIS’
23 Nëntor, 10:01