Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Materialet, eurot e vjedhura dhe pajisjet që përdoreshin

Itali- Detaje të reja nga goditja e një bande “skifterësh” shqiptarë në Modena, e cila akuzohet për të paktën 19 bastisje të kryera në harkun kohor të 8 ditëve.

Autoritetet policore njoftuan se nga hetimet e deritanishme dhe bilanci i kryer, rezulton se vlera e sendeve dhe parave të vjedhura në total shkon në 400 mijë euro, një shifër rekord kjo e përkthyer ndryshe me një mesatare 50 mijë euro në ditë.

Në pranga kanë rënë dy prej shqiptarëve, 37 dhe 40 vjeç, teksa po kërkohen edhe persona të tjerë të përfshirë në grup. Të dyshuarit vepronin në zonën e Modenës, Reggio Emilia dhe Bolonja. Njëri prej shqiptarëve ishte i skeduar për precedentët e tij penalë të mëparshëm.

Bastisjet janë kryer nga 29 tetori deri në 5 Nëntor, kurse operacioni u finalizua më 26 Nëntor, pas ankesave të shumta të qytetarëve. Grupi përdorte pajisje të ndryshme për të hapur dyer dhe dritare.

Shqiptarët kishin një strategji të cilës i rrinin strikte, teksa vepronin mes orës 17:00-22:00, duke përdorur makinë. Një pjesë e pasurisë së gjetur do u kthehet pronarëve, shkruan media italiane.

Njëri nga dy të dyshuarit, në momentin e arrestimit, u konstatua se ishte i paligjshëm në territor dhe gjithashtu ishte i dënuar me 1 vit e 1 muaj burgim për veprën e plagosjes.
 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë