Moderatori i emisionit 'Veri Jug në ekranin e 'Report Tv', poeti Agim Pipa ka 'rrëmbyer' 'diplomën e nderit' në Festivalin e Poezisë Mesdhetare në Romë. Pipa triumfoi mes 300 pjesëmarrësve, ndërsa çmimin e konsideroi vlerësimin më të lartë për krijimtarinë e tij.
Sipas shkrimtarit, pika e tij e fortë, që i dha fitoren, është metafora që përdor në poezitë e tij. Pipa thekson se poezitë e tij i kushtohen dashurisë së pastër njerëzore.
"U ndjeva shumë mirë, vlerësimi më i lartë për krijimtarinë time. Unë kam një jetë që shkruaj, poezinë e parë e kam shkruar që kur kam qenë 14 vjeç dhe kur në gazetën 'Drita' ka qenë redaktor Ismail Kadare. Kam shkruar gjithmonë edhe në moshë të re, për të ardhur në vitin 1982, një vit i egër për mua ku një vëllim me poezi mu ndalua të dali me argumentin se ishte poezi dekadente dhe në trysnin e poezisë francez. Ishin vitet e vështira komuniste. Mbi dosje u vu një kryq i madh i kuq dhe mu tha të largohesha. Por nuk kam ndaluar duke ardhur deri në ditët e sotme. Poezia ime është poezi lirike që i kushtohet dashurisë njerëzore, dashurisë së pastër. Konkurrenca ishte e fortë, por poezia fitoi sepse mbart mesazhet e dashurisë njerëzore. Unë e ndërtoj poezinë time mbi bazën e metaforë, besoj se kjo ka qenë arsyeja që u klasifikova, ishte shumë emocionuese", u shpreh ai.
Festivali u anulua vjet për shkak të pandemisë, ndërsa në edicionin e këtij viti morën pjesë 300 pjesëmarrës, prej të cilëve u kualifikuan 45 finalistë, mes tyre edhe 6 poetë shqiptarë.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2080
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Veri-jug’ reportazh në Reps të Mirditës! Jeta mes maleve për 4 mijë banorë dhe harresa për blegtorët
19 Janar, 14:16
-
Reportazhi/ 'Mullinjtë e vajit në Peqin', Ulliri si kulturë qindra vjeçare
12 Janar, 14:11
-
'Mullinjtë e vajit në Peqin', reportazhi i 'Veri Jug' në Report Tv
12 Janar, 13:04
-
Veri-Jug/ ‘Shkodra n’fest’, tradita dhe magjia e Vitit të Ri 2025
29 Dhjetor 2024, 14:34
-
‘Veri jug’ në Peqin, qyteti i gjelave të detit, fermeri: Si këta nuk gjen askund në Shqipëri
15 Dhjetor 2024, 15:40
-
Roshniku, fshati i fiqve të famshëm - Reportazhi i 'Veri Jug' në Report Tv
8 Dhjetor 2024, 14:11
-
‘Veri Jug’ në Gjergjan të Elbasanit, familja Sharra mban ekonominë vetëm me 2 lopë, pa asnjë mbështetje nga shteti
17 Nëntor 2024, 15:30
-
37 vite nga vdekja e Lasgush Poradecit! Liriku i madh i letërsisë dhe atdhetari i mbrojtjes së kombit dhe traditës së Rilindjes
12 Nëntor 2024, 09:05
-
‘Veri Jug’/ Në Kavajë, me njerëzit e punës! Artizani prodhon enë balte në një vegël primitive! Rrëfen si e ka trashëguar zanatin ndër breza
10 Nëntor 2024, 15:30
-
‘Veri Jug’/ Në Reç, mes gështenjave! Rënia e prodhimit dhe sfida e mbajtjes së traditës gjallë! Agronomi: Nga 500 tonë, sot prodhojmë 100 tonë
3 Nëntor 2024, 14:14
-
Emisioni 'Veri Jug' në Katjeli, fshati me frymë vjeshte
27 Tetor 2024, 13:31
-
‘Veri Jug’ në fshatin Gurrë e Vogël, ndërtesat qindravjeçare restaurohen për t'u kthyer në bujtina
20 Tetor 2024, 17:10