Mesazh sensibilizues, Dojna Mema: Buzët e fryra nuk janë perfeksion, karakteri kornizon një fytyrë perfekte, duajeni veten!

Mesazh sensibilizues, Dojna Mema: Buzët e fryra nuk janë perfeksion, karakteri kornizon një fytyrë perfekte, duajeni veten!

Moderatorja Dojna Mema

Moderatorja Dojna Mema ka postuar një shkrim në rrjete sociale ku ka folur për konceptin e bukurisë, duke theksuar se të qënit origjinale është zgjedhja më e mirë sipas saj për të qenë një njeri i lumtur për një kohë më të gjatë. Ajo ka përmendur me qëllim disa  tipare që preferohen më tepë e madje zgjidhen si “menu” nga shumë personazhe të njohura publike e jo vetëm,  si hunda e vogël apo buzët e fryra duke nënvizuar se e gjitha kjo ështe një mburojë e panevojshme që ja bëjmë vetes për të ruajtur diçka të brendshme e të pastabilizuar. Me ane të një postimi ku përmendi disa nga ikonat e bukurisë të cilat kishin “probleme” si disa kg më shumë se ajo që shoqëria konsideron normale, siç është rasti i Monroe apo dhëmbë të parregullt, ajo goditi fenomenin kaq shumë të përhapur të perfeksionit.

“Bukuria vjen në të gjitha format dhe ngjyrat. Janë të gjitha copëzat tona që na bëjnë autentik, të veçantë e shumë herë më të bukur se sa standartet  e pavërteta të estetikës që ofrohen sot. Të gjitha gratë që solla i përkasin periudhave të ndryshme e janë po njësoj sot Ikona të së bukurës, jo për hundën pipiruqe, as buzët e fryra e aq më pak format fizike. Energjia, karakteri dhe sharmi që buron së brendshmi kornizon dhe një fytyrë apo trup jo perfekt që e bën kështu t’i rezistojë kohës e të gjitha tendencave që ikin e vijnë“, ka shkruar ajo.

Moderatorja Mema ka dhënë gjithmonë mesazhe sensibilizuese për publikun duke theksuar dashurinë dhe vlerësimin që secili duhet të ketë për veten. Ajo e di që ka shumë ndjekës që e duan dhe e vlerësojnë punën e saj dhe ketë e ka thënë vetë, prandaj e ndjen si obligim që t’i thotë të gjithë adoleshentëve që e ndjekin që të jenë në paqe me veten. Ajo e ka thënë gjthmonë që nuk ka bërë asnjë ndërhyrje estetike në fytyrë apo në trupin e saj.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit

Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit