Kur do rikthehet në ekran? Dojna Mema jep përgjigjen që s’e prisnim

Kur do rikthehet në ekran? Dojna Mema jep përgjigjen që s’e prisnim

Moderatorja Dojna Mema pati daljen e saj të fundit në ekran teksa po prezantonte Fan Club-in dhe më pas mori një periudhë të gjatë pushimi për shkak të ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë.

Mirëpo, shumë fansa të moderatores e kanë pyetur se kur do ta shohim në ekran të rikthyer dhe përgjigja e saj nuk ka qenë shumë optimiste. Ajo tha se asnjë program televiziv nuk e frymëzon aktualisht, teksa shtoi se ndjekësit do e shohim shumë shpejt, por nuk zbuloi se ku.

“Ajo që po ndodh aktualisht në media nuk është situata më stimuluese për formën si unë e shoh median, atë që media duhet të përfaqësojë. Edhe për formën si unë e shoh rolin e moderatorit, prezantuesit, gazetarit, personit që është në vijë të parë dhe në kontakt direkt me publikun. Le të themi se aktualisht që flasim asnjë nga programet, që bëhet nuk më stimulon aspak. Por, ju do më shihni shumë shpejt. Ashtu si ju dëshiron të më shihni”- tha Dojna.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve