Moderatoja e njohur shqiptare Dojna Mema  ka shkruar për Ditën e Pavarësisë, por ndryshe nga personazhet e tjerë publik , ajo kritikon patriotizmin e rremë shqiptar.

Në një shkrim në faqen e saj të instagramit, Dojna Mema  ka diskutuar përDitën e Pavarësisë së Shqipërisë, por ka mbajtur tjetër qëndrim në krahasim me personazhet e tjerë publik. Dojna karakterizohet nga fryma e kundërshtimit kur situatat janë të padrejta apo fallco dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe ndaj atyre shqiptarëve që sipas saj janë :patriotë patatinash. Moderatorja, duke folur pa dorashka me ndjekësit e saj ka thënë se disa patriotë i quan “patriotë patatinash”, pasi Shqipëria nuk mund të ketë patrotikë kur ka të njëjtat probleme se 100 vjet më parë.

Madje ka cituar edhe Konicën:O sa mirë me ken shqiptar”, duke thënë e revoltuar se disa shqiptar, sipas saj, mund t’a kursejë atë shprehje.

“Sot është dita kur zgjohet një lloj katergorie “patriotësh” patatinash që e bëjnë qesharak patriotizmin në vetvete.

Fjalët e Konices janë shkruar në 1900-en, kështu që kursejeni “O sa mirë me ken shqiptar” e lloj-lloj teprimesh të tilla sepse nuk është mirë ‘me ken shqiptar’ kur ke po të njëjtat probleme si 100 vjet më parë”, shkruan Dojna.