Ministrja italiane e Punëve të Jashtme, Federica Mogherini, shefja e ardhshme e diplomacisë evropiane, kërkoi një konsensus të vërtetë për sanksionet kundër Rusisë, ndërkohë që ambasadorët e Bashkimit Evropian po bëjnë përpjekje për të rënë dakord mbi veprimet e tyre.
"Roli ynë është arritja e një konsensusi të vërtetë", deklaroi Mogherini me rastin e publikimit të një sondazhi nga instituti amerikan "German Marshall Fund" (GMF) në Bruksel.
"Para së gjithash është e nevojshme arritja e një uniteti rreth koordinimit të lëvizjeve për zbatimin e sanksioneve të reja ekonomike që 28 shtetet anëtare kanë miratuar të hënën", theksoi Mogherini.
Çështja është "në cilin moment hyrja në fuqi e sanksioneve do të jetë më efikase dhe nuk do të interferojë me planin e paqes?, theksoi ajo.
Mogherini nënvizoi rrezikun për dërgimin e një sinjali kontradiktor në punën, që po bën, sipas saj, presidenti ukrainas, Petro Poroshenko për konsolidimin e armëpushimit.
Disa shtete anëtare mendojnë se duhet që vendimi të merret në nivel të lartë politik, të tjerë kërkojnë më shumë kohë (...) duhet një konsensus maksimal me qëllim që secili të jetë i kënaqur dhe të mund të pranojë pasojat e sanksioneve", nënvizoi Mongherini.
"Nëse ne nuk jemi të bashkuar, kjo do të tregojë dobësinë tonë (...) dhe forcën e Rusisë", shtoi Mogherini, e cila do të zëvendësojë Catherine Ashton në krye të diplomacisë evropiane në muajin dhjetor./ATSH/
/Shqiptarja.com