Shqipëri - Moldavi, firmoset marrëveshje për bashkëpunimin policor në luftën kundër krimit të organizuar

Shqipëri - Moldavi, firmoset marrëveshje për bashkëpunimin policor në luftën kundër krimit të organizuar

Taulant Balla dhe Adrian Efros

Shqipëria dhe Moldavia vendosin të thellojnë bashkëpunimin policor në luftën kundër krimit të organizuar.

Mes dy vende, ditën e sotme, është nënshkruar një marrëveshje në Moldavi, nga ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Moldavisë, Adrian Efros.

Kjo marrëveshje synon rritjen e bashkëpunimit në operacione të përbashkëta policore mes dy vendeve, si dhe adresimin e çështjeve me rëndësi si krimi ndërkufitar, lufta kundër krimit të organizuar, trafikimit të lëndëve narkotike dhe qënieve njerëzore në funksion të rritjes së sigurisë së qytetarëve tanë.

Ndër të tjera, në takimin mes dy ministrave u mbi aspiratën e vendeve për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe gadishmërinë për të intensifikuar shkëmbimin e eksperiencave në kuadër të reformave të ndërmarra përgjatë procesit të integrimit europian.

“Gjatë takimit diskutuam edhe mbi aspiratën e kahershme të dy popujve tanë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe gadishmërinë për të intensifikuar shkëmbimin e eksperiencave në kuadër të mekanzmave të rëndësishëm Europol apo Interpol”,- ëshë shprehur Balla.

Ministri Balla po zhvillon një sërë takimesh jashtë Shqipërisë me qëllim unifikimin e organeve të rendit në vend me strukturat e tyre homologe në Europë dhe jo vetëm, ku më i fundit ishte vizita e tij në Lion të Francës. Balla u takua atje me Sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL, Jürgen Stock.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik