/ATSH-AFP/ - Shqetësuar nga konflikti në Ukrainën fqinje, Moldavia ka nevojë sot më shumë se kurrë për një perspektivë të qartë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, deklaroi ministrja moldave e Punëve të Jashtme, Natalia Gherman, në një intervistë.
"Të ofrosh një perspektivë evropiane për Moldavinë është sot më e rëndësishme se kurrë, në kuadër të një situate rajonale të tendosur, që shfaq shumë sfida", theksoi Gherman, e cila është anëtare e Partisë demokrat-liberale.
Të paktën dy muaj nga samiti i Partneritetit Lindor në Riga, Kisinau këmbënguli në faktin që portat e Bashkimit Evropian të mbeten të hapura për këto gjashtë partnerë (Ukrainë, Moldavi, Bjelllorusi, Gjeorgji, Armeni dhe Azerbajxhan) që do të përmbushin kushtet e anëtarësimit.
"Ne shpresojmë që kjo qasje vizionare do të reflektohet në dokumentet e samitit", nënvizoi ministrja, ndërkohë që nuk ekziston aktualisht konsensus për këtë çështje.
Kjo ish-republikë sovjetike prej 3,5 milionë banorësh, pjesa më e madhe rumanofone duhet ende të bëjë një rrugë të gjatë para se të pretendojë anëtarësimin në BE.
Brukseli ka përshëndetur së fundi progresin e regjistruar në vitin 2014, por nënvizoi që përpjekje të rëndësishme mbeten për tu bërë përsa i përket veçanërisht reformave në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit.