Që qielli të marrë një bukuri të pazakontë mjafton një përflakje apo një meteor që bie por kur të dyja bëhen bashkë pamja është e mahnitshme.
 
Ben Landricombe po shkonte në punë në orën 6 të mëngjesit në momentin kur pa meteorin që binte në qiellin e Anglisë.
 
Ai është kthyer me nxitim në shtëpi për të marrë aparatin që të fotografojë momentin e rrallë para se të zhdukej nga qielli.
 
“Nuk kam parë kurrë një gjë të tillë në jetën time. Po shkoja në punë kur pashë shkëndijën e madhe në qiell. Mendova se gjëja më e mirë që mund të bëja ishte ta fotografoja”, është shprehur Ben.
 
Ai ka postuar fotografitë në Facebook ku ka shkruar: “U bëra vonë për në punë, por mendoj se shefi do më kuptojë”.

[gallery]21780[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com