Momente prekëse në familjen e Luiz Dias, sulmuesi takon babain e tij që ishte marrë peng prej disa ditësh (VIDEO)

Momente prekëse në familjen e Luiz Dias, sulmuesi takon babain e tij që ishte marrë peng prej disa ditësh (VIDEO)

Luis Diaz dhe babait i tij

Sulmuesi kolumbian i Liverpool  Luis Diaz është bashkuar ditën e sotme me babanë e tij i cili u lirua javën e kaluar pasi ishte rrëmbyer nga një grup gueril në Kolumbinë veriore.

Me mesazhin “Mirë se erdhe në shtëpi Luchooo”, federata njoftoi ardhjen e babait të Diaz në Barrankuilla, ku kombëtarja kolumbiane do të luajë kundër Brazilit të enjten.

“Shtëpia është aty ku është zemra. Me Luis Diaz dhe pritjen e familjes së tij, shtohet më shumë përqendrimi i mbërritjes” shkruan federata në postimin e saj në “Facebook”.

Persona të armatosur rrëmbyen prindërit e Diazit nga një pikë karburanti në qytetin e vogël Barrankas më 28 tetor. Nëna e tij, Cilenis Marulanda, u shpëtua brenda pak orësh nga policia që vendosi postblloqe rreth qytetit me 40 mijë banorë, i cili është afër kufirit të Kolumbisë me Venezuelën.

Pas rrëmbimit, forcat speciale u vendosën për të kërkuar për babanë e Diazit në një varg malesh që kalon Kolumbinë dhe Venezuelën. Policia ofroi gjithashtu një shpërblim prej 48 mijë dollarësh për personat që do u jepnin informacione që do i ndihmonte në hetim.

Fillimisht ishte e paqartë se kush e kreu rrëmbimin, mirëpo më pas Qeveria e Kolumbisë njoftoi se kishte informacione se një njësi e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ose ELN, ishte përgjegjëse për rrëmbimin.

Të enjten e kaluar, pas disa ditësh negociatash intensive, grupi gueril ia dorëzoi Diazin punonjësve humanitarë në një zonë kufitare malore. Disa persona janë arrestuar nga autoritetet kolumbiane për këtë rrëmbim që bëri bujë në mbarë botën.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë