Momentet më të bukura të
Nicole Kidman mbi tapetin e kuq

Momentet më të bukura të<br />Nicole Kidman mbi tapetin e kuq
Aktorja Nicole Kidman ka 30 vite në botën e biznesit dhe mbi tapetin e kuq.

Padyshim ajo ka momentet e saj më të bukura mbi tapetin e kuq si triumfuese çmimesh dhe yll i fashionit.

Në mars të vitit 1997 aktorja u shfaq në Akademinë e 69 të çmimeve me një fustan të John Galliano nga Christian Dior e shoqëruar nga ishi i tanishëm Tom Cruise.

nicole kidman

Në janar të vitit 2002 ajo mori çmimin e Golden Globe për performancën e aktores më të mirë në ”Moulin Rouge” si dhe vëmendjen e të ftuarve me një fustan të Versace-s.

Në vitin 2003 fitoi çmimin Oscar për rolin e saj të Virginia Woolf në “The Hours”. 

Në vitin 2005 Nicole u shfaq shpërthyese në ngjarjen e Golden Globe Awards me një fustan të Gucci-t.

Në vitin 2007 u shfaq dinamike mbi tapetin e kuq në Academy Awards me një fustan të kuq.

Tashmë mamaja e katër fëmijëve, Nicole Kidman tregoi format e saj perfekte në eventin Grammy Awards me një fustan sirenë të hapur në fund të këmbëve.

Dizenjuesja L’Wren Scott i ka veshur asaj fustanin e dytë përgjatë karrierës mbi tapetin e kuq me të cilin shkëlqeu në vitin 2013 në Academy Awards me fustan të zi dhe dekore ari me pak bisht të gjatë.

Për herë të fundit ajo është fotografuar mbi tapetin e kuq në Festivalin e Filmit ndërkombëtar në Monaco me një fustan të Armani Prive me kristale Svarosvki.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës