Koncerti i këngëtares Elvana Gjata ishte elektrizues në ‘Air Albania’, ndërsa veç performancës kishte edhe të papritura nga publiku.
Duke falënderuar fansat që kanë bërë pjesë të ditës së tyre më të veçantë baladën e saj më të re të dashurisë ‘Si na’, pikërisht në këtë moment, nga radhët e publikut një i ri i propozoi të dashurës së tij për martesë.
Në mes të mijëra njerëzve, padyshim që përgjigja e partneres së tij ishte ‘Po’! Pas këtij momenti emocionues, këngëtarja Elvana Gjata performoi këngën ‘Si na’.
Komento