Një familje ka përjetuar një moment të tmerrshëm, teksa po udhëtonte me makinë dhe po kalonte në një urë në lëvizje në Belgjikë. Kjo pasi ura në të cilën po kalonin u hap dhe makina filloi që të rrëshqiste pas.

Video e cila është bërë publike, në rrjetet sociale, kapi momentin kur makina u bllokua në mes të urës Marie Thumas në qytetin e Leuven në Belgjikë.

Në dukje pa paralajmërim, ura filloi të hapej në mënyrë që të lejonte një anije të kalonte. Kjo bëri që makina me të cilën udhëtonte familja të mbetej në mes të saj e paaftë për t’u rikthyer pas në kohë.

Si rezultat, ura  vazhdonte të ngrihej dhe filloi të rrëshqiste mbrapa, e më pas u përmbys.

Familja prej tre anëtarësh mbeti e bllokuar brenda automjetit të tyre dhe u nxor përfundimisht nga shërbimi zjarrfikës përpara se të dërgohej në spitalin Gasthuisberg. Fatmirësisht  askush prej tyre nuk u lëndua rëndë.