Sot ishte seanca e parë e Kuvendit pas Zgjedhejve të 30 Qershorit. Ndërsa mbahej seance plenare, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është parë të dalë nga selia e PD. Në një intervistë për mediat ku foli për mosnjohjen e zgjedhjeve lokale dhe teksa theksonte se çështja kryesore është e ardhmja e Shqipërisë dhe buka në tavolinat e shqiptarëve, nuk mund të mos vrisnin syrin syzet e saj elegante.

Kryemadhi doli para mediave e mirëkombinuar dhe me aksesorin që duket se e ka dobësi. Pikërisht syzet e firmës Burton me formë gjeometrike abstrakte ishin ato që tërhoqën vëmendje.

Ato kushtojnë 214 mijë lek. Këtë herë Monika duket se është kursyer paksa në krahasim me  syzet e pak javëve më parë për të cilat kishte shpenzuar plot 1454 euro, kohë kur nga protestat bërtiste për varfërinë e shqiptarëve.

1/5