Monika, Iliri dhe Berisha kanë frikë, prandaj mashtrojnë

Monika, Iliri dhe Berisha kanë frikë, prandaj mashtrojnë

Meta, Berisha dhe Kryemadhi

Dënimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, i zuri të gjithë në befasi. Pak e prisnin se ai do të shkonte në qelitë e burgut me një pjesë të atyre që janë arrestuar në 4 vjeçarin që drejtoi atë që njihet si Ministria e “mallkuar”. Saimir Tahiri ka dritëhijet e tij, por ato i kanë të gjithë politikanët, përfshirë Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Sali Berishën e Edi Ramën.

Ajo që vjen erë në atë që ndodhi 24 orët e para pas vendimit, është qëndrimi që mbajti Monika Kryemadhi, Ilir Meta dhe Sali Berisha. Fillimisht një qetësi mortore mbizotëronte në kampet politike. Heshtja u thye disa orë më vonë, me qëndrimin se ka marrëveshje mes Tahirit dhe Edi Ramës! Si mund të bëj marrëveshje me burgun, dikush që ka patur rëndësi të madhe për sigurinë e këtij vendi?! Si mund të shkoj me dëshirë në burg ai që ndoshta më shumë se çdo kush tjetër ia di peshën prangave simbolike dhe ligjore?!

Këtu fillon dhe gënjeshtra e Monikës, Ilirit dhe Berishës, ata e dinë shumë mirë se tashmë këmbanat po buçasin. Prej ditësh çifti presidencial, ka filluar një fushatë mediatike duke dhënë intervista kudo. Duke treguar se janë të fortë dhe po rikthehen. Por, në të vërtet këto dalje të tyre tregojnë frikën që i ka kapluar deri në palcë. Fillimisht po gënjejnë publikun se Tahiri u dënua se kanabizoi vendin! Po gënjejnë se Edi Rama ëshë i përfshirë në trafikun e drogës! Tahiri u dënua për shkak të veprimeve dhe mos veprimeve me të afërmit e tij Habilaj dhe jo për mashtrimet që po përhapen në media!

Në kohën kur LSI ishte në koalicion me PS, apo edhe me PD, kushërinjtë e Monikës dhe Ilirit, bëheshin zëvendësministra, apo drejtor SGS etj! KLSH i ka kapur me dhjetëra shkelje, ndërsa rrogat e tyre ishin stratosferike! Çorbat e tyre në këto dikastere vijuan për shumë kohë. Ka diferencë të madhe apo jo?! Po përse po gënjen një pjesë e opozitës?! Gjithçka është frikë dhe të ndodhur para arrestimeve të mundshme të tyre dhe të miqve të afërt ata sulmojnë Edi Ramën dhe drejtësinë për ta përdorur si alibi në të ardhmen.

Madje shprehin lista dëshirash se kush duhet të arrestohet, por harrojnë që vetë kanë qenë në zemër të ciklonëve korruptive. Trinomi i sipërpërmendur nuk tha qoftë dhe një fjalë inkurajuese për drejtësinë, ndërkohë ata ishin që pak muaj më parë deklaronin se Saimir Tahiri nuk ka për tu dënuar. Kë të besojmë ata para apo mbrapa vendimit! Duket e qartë se qëndrimet kaotike të trinomit, në fakt tregojnë atë që flitet prej kohësh, se një prej tyre do të ketë radhën nesër!

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loku: 07/02/2022 16:15

    Shihi qe ne Portret. UjKY lodhur dhe I degjeneruar Sali ne gjuetine e tij te perjetshme , nje edepsez cakall qe ben kerdine duke kenduar kenge e valle dhe duke pire raki.. dhe ne fund hahaha Kunadhja Mone qe flirton dhe ben dashuri me ke ti dal perpara dhe I premton pushtet qe ajo e kthen ne para. S'harrohet kur Basha e kishte mbeshtetur.. tek cepi makines ne nje nate me hene ... ne oborrin e Shqupit... po ai e Tradeston njesoj si Ver Llapa...

    Përgjigju
  • KASAP HAJDAR Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 06/02/2022 16:20

    Sajmir Tahiri u dënua plotësisht kot e e drejta ti do dali e padrejtësia me plera si derdimeni që 7 hakmor me Sajmirin do ngeli me gisht në goj. Se Sajmiri do ta ankimoj. Por ka dhe gjykat ndërkombëtare Sajmiri ka qen figur politike si mund të dënohet Sajmiri dhe jo për shëmbull drejtori policis pra një vendim absurd. Po Iliri u pa me zë e me figur duke vjedhur, krimineli hajdut Salheu ka 100 pislliqe mbi vete e bredh i lir kjo është drejtësi ? ? ? Pra prit o beg se ka henek për të gjith në rall të par për kta lloi gjykatës e për Like floririn me kompani. Falemnderit për mirkuptimin nga Profesor Doktor KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ] kok lopa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore