Monika Kryemadhi: Do të kemi mundësinë e transformimit të qytetit të Lezhës
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim merr pjesë në prezantimin e programit “Rilindja e Qyteteve” në Lezhë TIRANË, 30 Shtator /ATSH-Gjergji Mima/ – Deputetja e Qarkut të Lezhës, Monika Kryemadhi, mori pjesë në prezantimin e programit “Rilindja e Qyteteve” në qytetin e Lezhës. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Kryeministri Edi Rama, Ministri i Mjedisit, […]
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim merr pjesë në prezantimin e programit "Rilindja e Qyteteve" në Lezhë
TIRANË, 30 Shtator /ATSH-Gjergji Mima/ - Deputetja e Qarkut të Lezhës, Monika Kryemadhi, mori pjesë në prezantimin e programit "Rilindja e Qyteteve" në qytetin e Lezhës.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Kryeministri Edi Rama, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka si dhe Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj. Deputetja Monika Kryemadhi shprehu bindjen për transformimin e qytetit të Lezhës brenda një kohe të shkurtër.
Gjatë vizitës në këtë qytet, u inspektuan punimet për rregullimin shtratit të lumit Drin, që kalon në qendër të qytetit të Lezhës, si dhe punimet për sistemimin e disa rrugëve dytësore brenda qytetit.
"Kam një eksperiencë jashtëzakonisht të mirë me z. Rama kur unë kam qenë deputete e Kombinatit në kryeqytet dhe ai ka qenë Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe di të them që brenda një viti, në një zonë të harruar, në një zonë ku mungonte uji, rrugët, energjia elektrike, qendrat shëndetësore, shkollat, kopshtet, bëri një transformim të jashtëzakonshëm, të cilën edhe sot e kësaj dite, pas 12 vjetësh, edhe populli e mban mend. Unë jam e bindur që sot do të kemi mundësinë të bëjmë dyfishin apo të trefishin e asaj që kemi bërë në Kombinat, sepse me të vërtetë janë, jo vetëm resurset e qytetit të Lezhës, por është edhe dëshira e mirë, është edhe përgjegjshmëria që ka Kryeministrit i sotëm për ta bërë, sepse ky vend e meriton", tha ndër të tjerash znj. Kryemadhi gjatë fjalës së saj.
Duke folur gjatë aktivitetit, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, tha se qytetet e vendit kanë nisur transformim pas lënies së tyre në harresë nga qeveritë paraardhëse.
Ndërsa, kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj, shprehu vlerësimin e tij për projektet e qeverisë për transformimin e qytetit të Lezhës. "Falënderim për reformat, por mbi të gjitha për reformën administrativo-territoriale. Projektet që nisin nga hyrja e qytetit, do sjellin ndryshim thelbësor të Lezhës", tha Tushaj. /a.ke/
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.5%
-
Të gabuar
27.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 1633
Lajme të tjera
-
Poloni-Shqipëri/ Konferenca para ndeshjes, Cikalleshi: Duam të mos humbim, të gjithë bashkë bëjmë mrekullinë (LIVE)
26 Mars, 17:21
-
Bota e Putinit bëhet më e vogël
26 Mars, 17:16
-
Tentoi të korruptonte policinë në Shkodër me 2000 lekë, arrestohet shoferi i dehur
26 Mars, 17:05
-
Ben Andoni: Alibeaj vs Alibeaj
26 Mars, 17:02
-
NATO: Retorika e kërcënimit bërthamor nga Moska është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme
26 Mars, 16:53
-
Shkolla e heshtur, klasa me një nxënës në fshatin Keqekollë të Prishtinës
26 Mars, 16:52
-
Putin beson se Perëndimi ka kaluar çdo vijë të kuqe: Ata janë nxitësit e konfliktit, po shpërndajnë më shumë municion për Ukrainën
26 Mars, 16:22
-
VIDEO/ Mjetet të bëra copash, dalin pamjet nga aksidenti në Tiranë! Autobusi i kthyer përmbys
26 Mars, 16:18
-
Kiara Tito shmang bisedën për Butrint Imerin: Histori e mbyllur prej 10 vitesh, s'dua ta rikthej! Më bëhet qejfi që më ka mbështetur
26 Mars, 16:03
-
Aksident i rëndë në Tiranë përmbyset autobusi, u përplas me një mjet! 7 të plagosur (VIDEO)
26 Mars, 15:50
-
Ish presidenti i SHBA-ve Donald Trump kritikon prokurorët që po kryejnë hetime ndaj tij
26 Mars, 15:45
-
Kristjan Prenga ‘shkatërron’ amerikanin, fitore me nokaut në raundin e 3! Boksieri shqiptar merr dy tituj (VIDEO)
26 Mars, 15:35