Ankimoi sekuestron e vilave, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Kështu e ka jeta

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi shkoi sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit e shoqëruar nga avokati i saj Redi Llanaj. Por, ndryshe nga herët e tjera Kryemadhi tërhoqi vëmendjen pasi u shfaq teksa futej në ambientet e gjykatës me një bastun në dorë.

Kryemadhi tha për gazetarët se “Kështu është jeta”, ndërsa e pyetur nëse është lënduar tha “jo”.

Në Apelin e GJKKO do shqyrtohet ankimi i Kryemadhit për sekuestron e 2 vilave te Kodra e Diellit, njëra në pronësi të saj dhe tjetra e së ëmës. 

GJKKO ka caktuar ndaj Monika Kryemadhit masës e sigurisë 'detyrim paraqitje', ndërsa po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Po për këtë dosje po hetohet dhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci. Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Lajm ne perditesim....

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • moni: 16/12/2024 10:40

    he moj mona ashtu te pafsha.....zoti vonon po nuk harron....ne kete jete ke per ti lare te gjitha gjynahet qe i ke bere ketij populli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi: Cili është personazhi i vitit me më shumë ndikim në zhvillimet e vendit

Sondazhi: Cili është personazhi i vitit me më shumë ndikim në zhvillimet e vendit