TIRANË- Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me rezultatin e raportit të OSBE për zgjedhjet e 30 qershorit. Kryemadhi tha se ky raport ishte një skaner për të treguar te vërtetën e politikës.
Ajo u shpreh se sot vendi ka nevojë urgjente për hapjen e negociatave, ndërsa ftoi palët politike, mes tyre edhe kryeministrin Rama që të tregohen të përgjegjshëm dhe t’u japin zgjidhje shqiptarëve
"Raporti i OSBE është një skaner i tmerrshëm që tregon haptas shkatërrimin e gjithë sistemit shoqëror të Shqipërisë. Mjafton të përmendim shkatërrimin e besimit të publikut te procesi i zgjedhjeve. Votuesve shqiptarë iu bllokua mundësia e zgjedhjes. Ato u mbajtën në një terren arrogance. Në listën e zgjedhësve u diktuan nënshkrime identike. Pasi i futi duart në xhepat e gjithë shqiptarëve ai fut duart edhe në kutitë e votimeve. Administrata zgjedhore ishte tërësisht politike dhe e njëanshme. KQZ e regjistroi partinë Bindjen Demokratike për interesa të saj. KQZ është kthyer në një xhelat rilindas ndaj gjithë procesit zgjedhor. Raporti qartëson se duhet të kemi një proces të menjëhershëm që parandalon dëmet e tij. Qytetarët kërcënohen me largime nga puna dhe me heqjen e bukës së gojës.
Ky raport si asnjëherë tjetër është një raport jo vetëm që nuk i njeh zgjedhjet por vë në dukje se të drejtën për vendosjen e zgjedhjeve e kanë dekretet e presidentit. Ky raport është shumë i rëndësishëm për t'i dhënë mundësinë Shqipërisë për hapjen e negociatave. Duhet të reagojmë në mënyrë të menjëhershme. Sistemi i drejtësisë ka rënë. Ka rënë komplet sistemi zgjedhor. Demokracia në Shqipëri është i kërcënuar nga një grup njerëzish. Raporti është këmbanë alarmi. 18 Tetori nuk është larg. Hapja e negociatave për Shqipërinë do i ndezë dritën jeshile shqiptarëve. Ne do të marrim përgjegjësitë tona. Njeriu që duhet të marrë përgjegjësi është Edi Rama. Ai shkatërroi shpresën e shqiptarëve", deklaroi Kryemadhi.
Per cfare sistemi flet moje e shurruar Per ate te Berishes dhe kolegut te tije Meten ,or per Partine Komuniste L.S.I-ste e degradusr qysh kur u themelua Qe tregoje nje deshire te vetme Mafiozin Komunist Meta ,qe bente nderhyrje spektakolare per te qeverisur Popullin dhe Vjellur Kombin ,Nuk me cudisin pritjet e kohes sado e gjate eshte nga Bushtrat dhe Bucet ,Qe bene me dhjetra vite gjithcka asgje mangu nuk lane si yt shoq Meta qe vodhi Floririn .Dhe sot si te nuseruara dhe te bere Virgjeresha .Akuzojne cilindo JO VETEN E TYRE ,MADJE SE PRANOJNE AS TE SHKUAREN E TYRE MAFIOZE
Përgjigju