Monitorimi i masave te urbanët, shefi i rrugores pranë policisë bashkiake për Report Tv: Në 10 ditët e para s'do vendosim gjoba, vetëm sensibilizim (VIDEO)

Funksionimi dhe zbatimi i rregullave anti-COVID në transportin urban në Tiranë do të monitorohet nga policia bashkiake. Por si do të bëhet kjo? Gentian Vocaj, shefi i rrugores pranë policisë bashkiake tregoi për Report Tv se kontrolli ka nisur që sot në mëngjes, por në 10 ditët e para nuk do të ketë gjoba, vetëm sensibilizim, në të kundërt më pas do të veprohet me masat administrative, 5 mijë lekë gjobë. "Sot është dita e parë e funksionimit të transportit.

Si ditë e parë nuk do të jetë e zakonshme, për arsye të urdhrit, ku Veliaj miratoi protokollin e sigurisë. Në bazë të tij, të gjithë qytetarët që kur rrinë në stacion duhet të jenë të pajisur me maskë, edhe operatorët vetë, shoferë, faturino dhe kontrollor, por edhe disa masa të tjera. Policia bashkiak filloi kontrollin që në mëngjes. Janë konstatuar që pjesa më e madhe e qytetarëve dhe operatorëve janë në dijeni të këtyre masave dhe po i zbatojnë, por policia bashkiake gjatë kësaj ditë dhe në vazhdim thjeshtë do të kërkojnë sensibilizimin e qytetarëve, por nëse do të kemi probleme me moszbatimin do të kalojmë në masa administrative, si për operatorët dhe qytetarët.

Ne nuk e dëshirojmë, por do të jemi të detyruar. Ka pasur qytetarët të painformuar, pavarësisht se media ka bërë një punë të mrekullueshme, prapë ka qytetarë që duan t'ua thotë polici. Në Tiranë këta qytetarë janë të paktë, por do të punojmë për t'i sensibilizuar. Kontrolli jonë nis që kur qytetarët presin në stacion, nëse nuk i respektojnë masat, polici shkon dhe i këshillon. Sensibilizimi do të zgjasë aq sa është e arsyeshme, deri në 10 ditëshin e parë, në rast se do të konstatohet se nuk zbatohen masat do të vendosim masat administrative, pasi jemi ngarkuar me detyra" tha ai.

Por cila ishte linja më problematike sot? "Nuk dëshirtojmë të japim linja të tilla, pasi të gjitha kanë qenë në një nivel, tek-tuk ka pasur. Më shumë ka pasur qytetarë të pa informuar, por si ditë e parë, them se gjërat po shkojnë mirë". Por a ka kapacitet policia bashkiake për të bërë një monitorim të tillë? "Policia bashkiake ka 430 punonjës, bazën ligjore dhe potencialin njerëzor për ta zbatuar më së miri këtë detyrë. Kontrollet do të jenë në të gjitha linjat deri në zhdukjen e pandemisë" përfundoi ai.


Lajmi kryesor:

Vëzhgimi/ Autobusët rinisin pas 4 muajsh, pak pasagjerë, jo të gjithë me maska! Qytetarja: Na grinë taksitë! Policia: 10 ditë sensibilizim, pastaj 5 mijë lekë gjobë


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës